showbiz

Zarfi i zi trazon banorët, Olta: Po doli Qetsori, dal edhe unë (VIDEO)

Një zarf i zi ka trazuar sërish ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.

Zarfi i zi ka mbërritur në orët e pasdites pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme. Banorët kanë nisur të aludojnë për konkurrentët që kanë shkelur rregullat dhe dënimin që përmban zarfi.

Që pas leximit të tij, Olta u shpreh se dënimi mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi janë kapur duke folur për nominimet por edhe me kode gjatë gjithë javës.

Kristi ka qenë ai që ka deklaruar se nëse dënimi për nominimet do të vijë në grup ai nuk do të pranojë asgjë për sa kohë nuk i ka thyer rregullat.

Ndërkohë Olta është zotuar se në rast se Qetsori do të penalizohet nga loja, edhe ajo do të bëjë valixhet pas tij për të lënë shtëpinë.

“Nëse larg qoftë ti del dhe unë ndihem aq shumë në faj, unë sot bëj valixhet dhe dal. Të dalë ky për fajin tim, unë dal jashtë”, tha Olta.

Ndërkohë Maestro iu drejtua se faji nuk është vetëm i një personi, por i të gjithë banorëve. “Faji nuk është as i yti, as i imi, por i të gjithëve ne. Dhe të gjithë ne mbajmë përgjegjësi”, deklaroi ai.

të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot,…

4 minutes ago

Aksident në aksin Burrel–Klos, një person në gjendje të rëndë dërgohet në Tiranë

Paraditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor.…

21 minutes ago

Rrëzohet helikopteri në Minesota, nuk ka të mbijetuar

Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar…

60 minutes ago

U dërgua me urgjencë në spital/ Nuredin Dumani shtrohet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT, si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

Ditën e djeshme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet…

2 hours ago

Liverpuli ka gati emrin që zëvendëson Salah, të kuqtë hedhin sytë drejt Bajernit

Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të…

2 hours ago

Kievi u godit me 800 dronë, reagon Zelensky: Zbatoni marrëveshjet e Parisit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore të natës nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i ka…

2 hours ago