showbiz

Zaimina Vasjari flet për herë të parë publikisht për vajzat e bashkëshortit: Si i zgjidh sherret dhe konfliktet (VIDEO)

Zaimina Vasjari ka folur mbrëmjen e sotme për bashkëshortin e saj Klodian Asllanin, me të cilin ka dy fëmijë së bashku, vajzën Khloe dhe djalin Kamar.Gjatë një interviste për “Goca dhe Gra”, këngëtarja zbuloi se aq sa liberal është bashkëshorti i saj, aq është edhe tradicional në kuptimin që gruan e do në shtëpi gjatë pjesës më të madhe të kohës.

Ajo u shpreh se babai i fëmijëve të saj, i cili ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, është një prind i mrekullueshëm dhe i përgjegjshëm.

Të lidhura

None found

“Kamari ka tiparet e mia por ka një hije të babit, thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga ai ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tre vajza bashkë me timen. Është një baba, shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”, tha këngëtarja.Duke folur për historinë e tyre të dashurisë, Zaimina tha se është njohur me partnerin e saj që në moshën 17-vjeçare, por ka një marrëdhënie të konsoliduar me të vetëm prej 5 vitesh.

“Klodin e kam njohur 17 vjeçe dhe sot jam 35 vjeçe. Si marrëdhënie e konsoliduar jemi 5 vite. Para 4 orësh më dërgoi një foto propozimi ku mashkulli propozon dhe i thotë : A do të ma nxish jetën mua? Kështu që nxirje jete po dhe dashuri shumë e madhe”– tha këngëtarja, e cila foli gjithashtu për raportin e fëmijëve të saj me dy vajzat e Klodianit.

“Vajzat janë shumë të lidhura, djali është ende shumë i vogël. Gocat janë në Shqipëri, pasi jetojnë në Itali, gjatë sezonit veror vijnë tek ne. Vajza e madhe, Jennifer, ka natyrë të ngjashme me Khloe, ndërsa vajza e dytë Kristel, është e urtë dhe natyrë tjetër. Me njëra-tjetrën dhe kur zihen unë jam gjithmonë që të mbaj atë balancën e shurarjes së konfliktit. Jam natyrë shumë e qetë”– tha Zaimina.

Sa i përket rikthimit në muzikë, këngëtarja tha se nëse rikthehet, do ta bënte për pasion dhe jo për punë, pasi nuk mund të shkojë në koncerte sepse gjatë natës dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë.

Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”– tha këngëtarja.

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës. Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe biznesi i saj.Këngëtarja është e njohur për jetën luksoze që bën, të cilën e promovon edhe në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe video nga vila e saj. Zaimina Vasjari është nënë e një vajze dhe një djali, ndërsa partneri i saj ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, Kristel dhe Jennifer.

të fundit

Kosova dhe Serbia përballen sonte për trofeun e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…

38 seconds ago

VIDEO/ Juljan Shehu shënon për Widzew Lodz dhe feston me shqiponjë në prag të Pavarësisë

Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…

54 seconds ago

Dimitrieska-Koçoska vlerësohet me çmim ndërkombëtar për menaxhimin e borxhit publik të Maqedonisë

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026,…

2 minutes ago

Shehaj nga protesta: Ky është sheshi i pavarësisë së re, për një Shqipëri pa korrupsion

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar ‘Festën e Pavarësisë’ nga bulevardi ‘Dëshmorët e…

7 minutes ago

Amir Hoxha apologizes to Bashkim Jashari and resigns from his post

Amir Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka kërkuar falje publike ndaj Bashkim Jasharit për përdorimin e…

7 minutes ago

Manchester United interesohet për Nico Pazin, kërkon informacion mbi të ardhmen e tij

Manchester United ka bërë një kërkesë për informacion rreth Nico Pazit, pasi mesfushori po shqyrton të ardhmen e tij, sipas…

7 minutes ago