YouTuberi dhe reperi britanik, Yung Filly, është paraqitur në gjykatë i akuzuar për përdhunimin dhe mbytjen e një gruaje në dhomën e tij të hotelit në Perth, pas një shfaqjeje, sipas raportimeve të mediave australiane.
29-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, u arrestua dhe u ndalua në Brisbane të martën, për t’u ekstraduar në Perth të mërkurën, shkruan Sky News.
None found
Supozohet se reperi dhe prezantuesi i BBC-së ka sulmuar seksualisht një grua në të 20-at në dhomën e tij të hotelit në Perth, pas një performancë që pati në një lokal në Hillarys, një periferi bregdetare në veri të kryeqytetit të Australisë Perëndimore, më 28 shtator.
“Hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër dhe detektivët e Seksionit të Sulmeve Seksuale inkurajojnë çdo person që ka informacion lidhur me këtë çështje, ose ndonjë rast të ngjashëm, të kontaktojë Crime Stoppers”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Australisë Perëndimore.
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…
Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…
Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…