showbiz

Xheneta Fetahu hapet për ndjenjat e saj ndaj Gjestit në BBVK

Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke sjellë dinamika të reja dhe tension mes banorëve. Ish-banorja e njohur ka hapur zemrën për ndjenjat e saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e saj me Gjestin ka qenë më komplekse se sa duket.

Gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por mes fjalëve të saj ishte e qartë se po fliste për Gjestin. “Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka rrëfyer Xheneta.

Të lidhura

None found

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së, duke tërhequr vëmendjen e publikut për momentet e tyre të tensionuara dhe të ndjeshme. Rikthimi i Xhenetës në edicionin e katërt nuk ishte për një qëndrim të gjatë; ajo hyri për të qëndruar 24 orë në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Megjithatë, prezenca e saj ka sjellë sërish energji dhe diskutime brenda shtëpisë, duke rikthyer kujtime dhe emocione që lidhen me edicionet e mëparshme.

të fundit

Protesta studentore në Tiranë, reagon Albin Kurti: Një demokraci që humbet besimin e të rinjve e mbyt ndryshimin shoqëror!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës…

3 minutes ago

Chelsea triumfon 2-0 ndaj Manchester Unitedit, ja vlerësimet e lojtarëve

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

4 minutes ago

LSDM kërkon llogari nga Mickoski dhe Sllaveski për situatën e Alta Bankës në Maqedoni

Partia opozitare, LSDM, paralajmëron për rrezik të përhapjes së krizës financiare nga ALTA Banka në Serbi te banka e saj…

10 minutes ago

Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kalojnë pranë selisë së PS, policia në gatishmëri pranë godinës

Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të…

11 minutes ago

Chelsea triumfon ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

22 minutes ago

VDEO/ Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit/ Hidhet molotov drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me presion

Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…

27 minutes ago