showbiz

Vlashenti tregon takimin me babain e Dojnës në vitin e fundit të jetës: Ka qenë moment shumë i fortë

Disa ditë më parë, moderatorja Dojna Mema tregoi se partnerin e saj, Vlashent Satën arriti t’ja prezantonte babait në vitin e fundit të jetës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sot i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vlashenti ndau më shumë detaje rreth prezantimit të tyre, duke u shprehur shumë i lumtur që ishin njohur. Ai i emocionuar theksoi se do të donte ta jetonte pak më shumë, pasi i bashkonte pasioni për muzikë dhe jo vetëm.

Të lidhura

None found

“Shiko përgjithsisht unë jam shumë emocional si natyrë. Kur kam njoh Dojnën, ajo ishte pak më e tërhequr, pak më e ftohtë dhe unë habitesha. Ishte thjesht mënyra e saj që të mos i përjetonte më shumë gjërat. Faktikisht është më e ndjeshme se unë, e kam kuptuar me kohën. Më janë dashur shumë kohë për ta kuptuar këtë gjë. Kur ne jemi njohur, shumë pak pasi ne jemi njohur, babi i Dojnës ishte diagnostifikuar me një sëmundje shumë të rëndë dhe ne e dinim të gjithë që nuk ishte një sëmundje që mund të kalohej lehtë. Edhe nuk ka qenë as kërkesë e Dojnës dhe as dëshirë e imja, po të dyja palët bashkë. Edhe unë do të doja ta takoja, si një lloj forme kompesimi të një lloj gjëje që po mund të mbaja ndonjë peshë për dashamirësi. Edhe ndodh që babi i Dojnës ishte një person jashtë mase i lidhur me muzikën, edhe më i lidhur nga familja e Dojnës. Kishte raste që diskutonim bashkë, flisnim për muzikën, ishte një diskutim interesant se duke mos e njohur njëri-tjetrin dhe duke pasur ndroje të dyja palët, edhe ndodhte që këndoja. Edhe kuptoja që nëpërmjet këndimit në piano apo në kitarë, kalonte ajo pjesa e kohës që nuk e kishim kaluar. Me thënë të drejtën se bëhem shumë emocional, ka qenë një moment shumë i fortë kur unë këndoja dhe ai dëgjonte dhe e përjonte shumë fort. Me kalimin e kohës, e ëma e Dojnës më tregonte më vonë që ai mburrej mbas asaj dite te vëllezërit e vetë te shokët e vetë. Unë ndërkohë nuk dija gjë se nuk më vinin këto fjalë, isha në Francë shumicë e kohës, Dojna vinte atje dhe unë vija më pak këtu. Ka qenë moment shumë i fortë se është bukur kur ti krijon kujtimet me njërëzit afër apo larg”, rrëfeu Vlashenti.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

6 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

7 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

7 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

7 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

7 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

7 hours ago