showbiz

Jo vetëm Nolan, Dojna Mema dhe Vlashenti i kanë vendosur djalit të tyre dy emra (FOTO LAJM)

Nje ditë më parë, moderatorja Dojna Mema mori bekimin më të bukur të jetës së saj së bashku me partnerin, Vlashent Satën.

Ajo solli në jetë bebushin e tyre të parë, ndërsa lajmin e bukur e ndau vetëm një ditë më pas. Ajo i surprizoi të gjithë teksa u shfaq në një video me të birin në krah, teksa e shikonte dhe e përkëdhelte me shumë dashuri.

Të lidhura

None found

Krahas videos, Dojna tregoi datën në të cilën kishte lindur dhe emrin e bebushit Nolan. Mirëpo, një ‘edit’ i vogël është bërë në postimin e saj, pasi moderatorja na ka treguar gjithashtu emrin e dytë të të voglit.

Nolan Sol Sata është emri i plotë që kanë zgjedhur për të voglin që i ka bërë prindër për herë të parë.

Bebushi është pritur me lule e tollumbace, në njërin prej të cilit shkruhej: “Mirë se erdhe zemra jonë e vogël”.

“Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë”, ka treguar Dojna më herët.

të fundit

Sefer Isufi appointed military adviser to President Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

2 seconds ago

Accident in Kukës, car leaves the road in the “Black Drin Valley,” injuring two people

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth…

46 seconds ago

Missile strikes ship in the Strait of Hormuz; no injuries, origin of attack under investigation

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

1 minute ago

Diplomat Bashkim Zeneli dies; tributes to be held at Parliament on Monday

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

2 minutes ago

Ballistic missile strikes a ship near the Strait of Hormuz; no injuries reported as investigation begins

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

2 minutes ago

Tabaku: A bag of lies for citizens, the new fiscal package will burden their pockets and hand small businesses another bill

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…

2 minutes ago