Shëtitorja e re e Kavajës u shndërrua në një skenë të hapur spektakli, pasi qytetarë dhe pushues të shumtë u mblodhën për të ndjekur “Verë dhe Portokalle”.
None found
Mbrëmjes iu bashkuan familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar nga Kavaja, por edhe nga zonat përreth. Aktorët e “Portokallisë” interpretuan personazhet e tyre më të dashura, duke sjellë përmes humorit, batutave dhe ironisë situata e fenomene të njohura të përditshmërisë shqiptare.
Publiku e shoqëroi çdo dalje në skenë me të qeshura dhe duartrokitje, duke krijuar një atmosferë të gjallë përgjatë gjithë mbrëmjes. Për aktorët, ndalesa në Kavajë konfirmoi edhe një herë se humori mbetet i dashur për një audiencë të gjerë, pa dallim moshe.
Spektakli “Verë dhe Portokalle” vijon turin veror në qytete të ndryshme të vendit, duke sjellë në skenat e hapura personazhet e njohura të ekranit dhe atmosferën e humorit.
Pas Kavajës, turneu do të ndalet në Kamëz, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë sërish një mbrëmje me humor, muzikë dhe argëtim pafund në shesh.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…