Turi veror “Verë dhe Portokalle” vijoi rrugëtimin në Tepelenë, duke sjellë pranë publikut të këtij qyteti humorin që po prezantohet gjatë verës në zona të ndryshme të vendit.
None found
Në skenën e vendosur në sheshin qendror performuan aktorët e njohur të Top Channel dhe personazhet që prej vitesh ndiqen nga mijëra shqiptarë çdo të diel. Interpretimet e tyre i dhuruan qytetit një mbrëmje të mbushur me të qeshura dhe emocione.
Sheshi u mbush nga qindra banorë të Tepelenës dhe vizitorë të ardhur prej zonave përreth për ta parë spektaklin nga afër. Skeçet u shoqëruan me duartrokitje, ndërsa batutat dhe personazhet e njohur krijuan një atmosferë festive, duke e argëtuar publikun përgjatë gjithë mbrëmjes.
Falë spontanitetit dhe energjisë karakteristike, trupa e “Verë dhe Portokalle” realizoi një tjetër natë të suksesshme, ndërsa Tepelena u shndërrua në një skenë të madhe humori dhe argëtimi për të gjitha moshat.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…