showbiz

VIDEO/ U rrëzua gjatë performancës natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Kam thyer këmbën

Këngëtarja e dashur shqiptare Manjola Nallbani, natën e ndërrimit të viteve është përballur me një incident ku ka mbetur e lënduar pasi ka thyer këmbën.

Një ditë pasi ndodhi incidenti në media u publikua video, ku shkruhej se këngëtarja është rrëzuar sipër një fëmije të vogël ndërsa performonte në një hotel luksoz në Gjakovë.

Të lidhura

None found

Manjola Nallbani ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur si dhe lajhmet që qarkulluan në rrjet.

Në një reagim të gjatë, këngëtarja shkruan se e kanë përdorur situatën për klikime, ndërsa tregon se “një fëmijë i vogel më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë.”

Më tej sqaron se ka thyer këmbën dhe për 6 javë nuk mund të lëvizë.

Postimi i plotë:

Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh!

Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe pak miq te vertete!

Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj te shmang e spekulimet ( zuri femijen, shtikllat ????‍♀️) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige.

Kjo, per te respektuar faktin ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr @arben_veseli12 . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane.

Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , Vjosa Veselin etj????Po ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere pune artistike me shume vlere, por vemendjen e nje rrezimi nuk e konkurojne dot kurrsesi????‍♀️E di qe me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se nga cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare “Vdis pa te te dua!”

E prap dua ta mbyll duke ju uruar vit me shendet te mire!

të fundit

Xabi Alonso e nis me triumf aventurën në Ligën Premier, Chelsea mposht Fulhamin në derbin londinez

Xabi Alonso e ka nisur me fitore aventurën e tij në Ligën Premier si trajner i Chelseat, pasi skuadra londineze…

7 minutes ago

Begaj uron mundësit kuqezi për tre medaljet në “Taranto 2026”

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi…

13 minutes ago

Roma nis sezonin me fitore 4-0 ndaj Fiorentinës, Malen shënon het-trik

Roma e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A, duke regjistruar një…

19 minutes ago

The 86th protest ends with a revolt against the entire political class: “Rama, resign!

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës. Për të 86 ditë me radhë,…

24 minutes ago

Juventus në alarm, Kenan Yildiz rrezikon të mungojë deri në dy muaj

Juventusi ka marrë një lajm shqetësues pas fitores në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, pasi…

25 minutes ago

Family crime in Lushnja: Young man suspected of killing his mother and injuring his father

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa raportohet për një krim në familje. Ngjarja…

25 minutes ago