showbiz

VIDEO/ Nis nata e parë e “Sanremo 2024”, Ibrahimovic befasia e mbrëmjes në festival

Në mbrëmjen e parë të “Sanremo 2024” ka ardhur si një mysafir i papritur, Zlatan Ibrahimovic për të mbrojtur Amadeus nga tentimi për të prezantuar festivalin edhe në vitet e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Milanit u kthye në skenë në festivalin e muzikës dhe nuk mundi të rezistonte pa shkëmbyer disa batuta me prezantuesin Amadeus, një tifoz i njohur i Interit, shkruan SempreMilan.

Pas pjesëmarrjes së tij të parë në festival tre vjet më parë, Ibrahimovic ishte prezent sërish në skenë të martën, dhe kësaj here prezenca e tij nuk ishte paralajmëruar.

Të lidhura

None found

Pak pas fillimit të mbrëmjes së parë të edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Ibrahimoviç bëri hyrjen e tij në Teatrin “Ariston”, duke u bërë menjëherë protagonist i një skeçi me Amadeusin.

Ish-sulmuesi suedez ishte i listuar si mysafir së bashku me gruan e tij, të ulur në rreshtin e parë, por ai mori pjesë aktivisht në mbrëmje, duke i dhënë vetes pesë minuta në skenë përpara se të merrte vendin e tij.

“Çfarë bën këtu?”, pyet Amadeus, i befasuar nga ish-sulmuesi i Milanit teksa hyri në teatër.

Pas shpërndarjes së imazheve të tij, të shoqëruara nga një temë muzikore personale të luajtur nga orkestra, ai i kujton se: “Ti je drejtori artistik i vërtetë? Pra e di gjithçka për këtë teatër… Pra, trego më si të ngjitem atje në vendin tim?”.

Megjithëse Zlatan nuk është i pari në klasifikim, Amadeus, duke iu referuar Milanit të tij, i përgjigjet me ironi: “Edhe pse nuk je i pari në klasifikim, të kam vendosur një vend në rreshtin e parë”.

Pavarësisht diskutimeve për vendet e uljes, Zlatan nuk humbet qëllimin kryesor përse ka ardhur në Sanremo, të cilin është për ta mbrojtur nga joshja për të drejtuar edhe festivalet e ardhshme: “Nëse të shoh të lodhur, kërkoj ndërrimin, sepse këtu jashtë ka radhë të moderatorëve”.

“Sanremo 2024” supozohet të jetë festivali i fundit i drejtuar nga Amadeus, i cili ka qenë gjithashtu drejtor artistik për pesë vjet, por, ndërsa ai pritet të largohet, RAI tashmë i ka kërkuar publikisht të qëndrojë të paktën për një vit tjetër.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

3 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

3 hours ago