showbiz

VIDEO/ Adelina Ismaili emocionohet në emision, arsyeja ishte detaji personal që “zbuloi” i ftuari

Në emisionin “Show i së Premtes” të drejtuar nga ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, i ftuar ka qenë personaliteti i njohur, Halil Geci.

Gjatë bisedës, Geci ka ndarë disa pjesë të veçanta të jetës dhe karrierës së tij. Sidoqoftë, momenti kulminant i intervistës erdhi kur ai zbuloi një detaj personal që lidhet drejtpërdrejt me prezantuesen Ismaili.

Të lidhura

None found

Me fjalë plot konsideratë ndaj guximit dhe ndikimit të Adelina Ismailit, Halil Geci i tregoi asaj se si ajo kishte bërë përshtypje të thellë në jetën e tij.

“Në qoftë se e marr atë kohën tënde kur ke kënduar ti, ka qenë shumë e vështirë të thyen tabutë”, tha Geci, përpara se të zbulonte se një prej vajzave të tij është pagëzuar në nder të artistes. “Bile një vajze timen ia kam ngjitur emrin tënd, Adelinë. Dhe është shumë vajzë e mirë, është psikologe dhe punon në Fushë-Kosovë”.

Ky rrëfim e ka befasuar dhe emocionuar Adelinën, e cila është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për performancat e saj, por jo domosdoshmërisht si frymëzim për emrat e brezave të rinj.

Ismaili, e njohur si një prej zërave që ka ndikuar në thyerjen e shumë tabuve në skenën artistike shqiptare, mbeti pa fjalë në momentin kur dëgjoi se si veprimet e saj kanë shërbyer si një shembull frymëzues për të tjerët.

 

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

18 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

18 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

18 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

35 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

35 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

35 minutes ago