Categories: showbiz

Vdes në moshën 78-vjeçare Sam Neill, aktori i njohur i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Sam Neill, aktori nga Zelanda e Re, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Familjarët e njoftuan vdekjen e tij me anë të një deklarate të shpërndarë në profilin zyrtar të aktorit në Instagram.

Të lidhura

None found

Sipas familjes, Neill vdiq në Sydney të Australisë, ndërsa pranë tij ndodheshin njerëzit më të afërt.

Arsyeja e vdekjes nuk është bërë e ditur. Aktori kishte treguar më parë se e kishte mposhtur kancerin, pasi në vitin 2022 ishte diagnostikuar me limfomë angioimunoblastike të qelizave T në fazën e tretë, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut.

“Me trishtim të thellë familja e Sam Neill njofton vdekjen e tij. Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja ishte e papritur, por jemi të bekuar që ai mbeti pa kancer. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat të Shën Vincentit për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, reagoi pas lajmit, duke nderuar figurën e Neill dhe rolin e tij në kinematografinë australiane e atë ndërkombëtare.

“Sam Neill luajti në kaq shumë histori të dashura australiane dhe fitoi një vend të veçantë në zemrat e australianëve. Ai luftoi sëmundjen me dinjitet, humor dhe forcë. Do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet gjithmonë. U prehtë në paqe”, shkroi Albanese.

I lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut, Sam Neill u rrit në Zelandën e Re. Famën ndërkombëtare e fitoi falë interpretimit të Dr. Alan Grant në filmin “Jurassic Park” të Steven Spielberg. Në filmografinë e tij përfshihen gjithashtu prodhime të suksesshme si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “The Tudors”, “Peaky Blinders”, “Event Horizon”, “The Hunt for the Wilderpeople” dhe shumë të tjera.

Në më shumë se pesë dekada karrierë, ai realizoi role në mbi 150 filma dhe seriale televizive, duke u renditur mes emrave më të njohur të kinemasë botërore. Për kontributin e dhënë në art, Zelanda e Re e nderoi me titullin “Sir”.

Sam Neill lë pas katër fëmijë, si edhe gjashtë nipër e mbesa.

të fundit

Tragjedi në Dibër, 22-vjeçarja humb jetën në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër. Ngjarja ka…

5 minutes ago

Flakët përfshijnë vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë…

10 minutes ago

Kryeministrja italiane shpall masa të reja arsimore: Kufizim i nxënësve të huaj në klasa dhe ndalim i burkës e hixhabit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit…

13 minutes ago

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon për herë të dytë ndaj Eyupspor, goli i tretë sezonal në Turqi

Vedat MuriqiËshtë duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Fenerbahces dhe Eyupspor, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Superligës…

16 minutes ago

Meloni warns of new rules in schools: legal limit for foreign students and ban on burqa and hijab

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit…

19 minutes ago

Slovak Prime Minister Fico warns: Western politicians are deliberately provoking a confrontation with Russia

“Disa politikanë perëndimorë po kërkojnë një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë, pas një strategjie “të dështuar” për ta mposhtur Moskën…

19 minutes ago