Categories: showbiz

Shuhet në moshën 78-vjeçare Sam Neill, aktori që magjepsi publikun në “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur neozelandez Sam Neill.

Njoftimi për vdekjen e tij u dha nga familja, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të aktorit në Instagram.

Të lidhura

None found

Familja nuk bëri të ditur shkakun e saktë të vdekjes, por kujtojmë se Neill ishte diagnostikuar në vitin 2022 me limfomë angioimunoblastike të qelizave T në fazën e tretë, një formë e rrallë e kancerit të gjakut, të cilën ai e kishte mposhtur më vonë.

Aktori u nda nga jeta në Sydney të Australisë, i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, siç bëri të ditur familja.

“Me trishtim të thellë familja e Sam Neill njofton vdekjen e tij. Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja ishte e papritur, por jemi të bekuar që ai mbeti pa kancer. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat të Shën Vincentit për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Kryeministri australian Anthony Albanese reagoi pas lajmit, duke i kushtuar një homazh artistit. Ai theksoi ndikimin e Neill në kinematë australiane dhe botërore.

“Sam Neill luajti në kaq shumë histori të dashura australiane dhe fitoi një vend të veçantë në zemrat e australianëve. Ai luftoi sëmundjen me dinjitet, humor dhe forcë. Do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet gjithmonë. U prehtë në paqe”, shkroi Albanese.

I lindur në Omagh të Irlandës së Veriut në vitin 1947, Neill u rrit në Zelandën e Re. Ai arriti famë globale me rolin e Dr. Alan Grant në filmin “Jurassic Park” të Steven Spielberg. Gjatë karrierës së tij, interpretoi edhe në prodhime të tjera të suksesshme si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “The Tudors”, “Peaky Blinders”, “Event Horizon” dhe “The Hunt for the Wilderpeople”, ndër shumë të tjera.

Në një rrugëtim artistik që kapërceu pesë dekada, Neill mori pjesë në më shumë se 150 filma dhe seriale televizive, duke u bërë një figurë ikonike e kinemasë ndërkombëtare. Si shenjë nderimi për kontributin e tij në art, atij iu dha titulli “Sir” në Zelandën e Re.

Aktori lë pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

të fundit

Eurostat: 66.1% of households in North Macedonia have no children, but the figure remains below the EU average

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur…

11 seconds ago

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Zvicër

Pas shkëlqimit ndaj Lausanne-Sport, Lutfi Dalipi ka zënë një vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.Ylli…

6 minutes ago

BDI kërkon llogari për bursat: vetëm 80 nga 817 për nxënës shqiptarë, VLEN dhe Driton Sulejmani nën përgjegjësi

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të…

8 minutes ago

Zelensky: Ukraina fundosi korvetën ruse në Libi me shtatë dronë detarë, u godit edhe një anije mallrash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anije ushtarake ruse në…

18 minutes ago

VIDEO/ Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, Policia rrethon zonën! Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, një atentat me armë zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në Fier, ku ka mbetur i…

20 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Molly Meldrum, ikona e muzikës australiane

Legjenda e industrisë muzikore australiane, Molly Meldrum, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka raportuar…

28 minutes ago