Pas më shumë se gjashtë dekadash pa u shfaqur për publikun, “Pemët e gështenjës në lulëzim” e Vincent van Gogh tërhoqi qindra njerëz në Hong Kong. Të martën, ata pritën në radhë për ta parë nga pranë veprën e artistit holandez.
None found
Sotheby’s do ta nxjerrë pikturën në ankand në Nju Jork më 18 nëntor. Shuma që parashikohet të arrihet nga shitja e saj është 180 milionë dollarë.
Në qendër të kompozimit qëndron një gështenjë e madhe e lulëzuar, kurora e dendur e së cilës mbulon pjesën më të madhe të pikturës. Van Gogh e krijoi veprën në maj të vitit 1890, gjatë qëndrimit në fshatin francez Auvers-sur-Oise. Ajo vlerësohet si një nga punimet më të rëndësishme të fazës së fundit të jetës së tij. Rreth dy muaj pas realizimit të saj, artisti ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare.
Scott Nitchel, i cili drejton departamentin e artit modern dhe bashkëkohor të Sotheby’s në Nju Jork, vlerëson se kjo pikturë mund të vendosë një rekord të ri ankandi për veprat e Van Gogh-ut. Në përshkrimin e tij, krijimi përcjell optimizmin, gjallërinë, entuziazmin dhe ngjyrat e ndezura të asaj periudhe të artistit.
Për ta parë pikturën, 50-vjeçari Li Shanshan përshkoi një udhëtim prej rreth dy orësh e gjysmë nga Shenzhen-i i Kinës drejt Hong Kongut. Ai tregoi se nuk kishte dëgjuar më parë për këtë vepër dhe se dëshironte ta shihte vetë.
Ankandi do të përfshijë edhe 11 piktura të tjera, të cilat gjithashtu kanë munguar prej kohësh në ekspozimet publike. Në këtë koleksion bëjnë pjesë punime të Paul Cézanne dhe Claude Monet. Në fund të shtatorit, Sotheby’s në Londër paraqiti pesë prej tyre, përfshirë “Harlequin” të Cézanne dhe “Kopshti i Qeramikës” të Monet.
Rrugëtimi i pikturës ndër vite
Kur Van Gogh ndërroi jetë në korrik të vitit 1890, pronësia e veprës i kaloi vëllait të tij, Theo. Më pas, ajo u zotërua nga bashkëshortja e Theo-s, Johanna van Gogh-Bonger, dhe nga djali i tyre, Vincent Willem.
Një nga blerësit e mëvonshëm ishte Samuel Fischer, botuesi gjerman që themeloi S. Fischer Verlag. Pas tij, piktura u bë pjesë e koleksionit të George “Buddy” DeSilva, kompozitor dhe producent amerikan, si dhe një prej bashkëthemeluesve të Capitol Records.
Koleksionistja Harriet Harris-Jonas e bleu veprën në vitin 1953. Koleksioni i saj i rëndësishëm i artit ishte bërë edhe objekt vizitash të organizuara nga Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork, i cili u mundësonte mbështetësve të shihnin punimet në apartamentin e saj në Fifth Avenue.
Nëpërmjet tregtarit të artit Wildenstein, familja Blackie e bleu pikturën në vitin 1975. Prej atij momenti, vepra mbeti jashtë vëmendjes së publikut deri në shfaqjen e saj në Hong Kong, që i paraprin ankandit të shumëpritur në Nju Jork.
Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën…
Ka nis testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Testimi po…
Ka nisur tryeza e diskutimit e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend për korrupsion dhe mungesë legjitimiteti.…
Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e tij në futboll dhe mundësinë që karrierën ta përfundojë në…
Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk…