showbiz

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda rrethimit të “Ferma VIP”.

Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbërthyer natyrën e debateve mes vajzave, duke vënë në qendër të vëmendjes një krahasim mes grave që përfshihen në skandale dhe atyre që mbajnë profilin e intelektuales.

Të lidhura

None found

Duke marrë shkas nga përplasjet e fundit dhe duke kurorëzuar Mimoza Ahmetin si triumfuesen morale të këtij edicioni, Balluku ka ngritur pyetje thelbësore mbi ndikimin e formatit tek personazhet.

Sipas saj, dëshira për t’u pëlqyer nga audienca dhe presioni i lojës bën që të dyja palët të përdorin të njëjtin “helm”.

Në reagimin e saj, ajo shkruan:
“Kam qene ne fakt, duke jetuar ne tjeter orbite keto kohe dhe qenkam e fundit vertet qe merr vesh per kete drame damash qe po ndodh. Moza Ahmeti eshte fituese e padiskutueshme e ketij formati, por ky fakt, çfare po na zbulon para syve?!”

Më tej, Neda bën një paralelizëm të fortë mes “vajzave të skandaleve” dhe atyre që përpiqen të ruajnë një imazh të ngritur kulturor. Ajo thekson se pavarësisht dallimeve në sjellje jashtë, në fund të ditës, për hir të kamerave dhe vëmendjes, të dyja palët dorëzohen para gjykimit.

“Vajzat e skandaleve, e jetojne e mbase edhe e luftojne boten, ashtu siç bota eshte. Duke dale ne fund te gjykuara. Intelektualet na kane treguar se e jetojne dhe e luftojne siç do duhej bota te ishte. Duke dale ne fund te keqkuptuara.”

Pika më kulminante e reagimit të saj ishte goditja ndaj asaj pjese që gjatë gjithë jetës e ka snobuar masën e gjerë të publikut, por brenda një reality show shndërrohet për t’i kërkuar pikërisht atyre njerëzve mbështetjen maksimale.

Për Nedën, ky publik është kthyer në “dashnorin mbret”, përpara të cilit rrëzohet çdo fasadë:
“Ate te cilin, pas nje jete qe i tha “nuk te perkas” sot i lutet “me voto”!”

të fundit

Fire on passenger ship in the Philippines, death toll reaches 35

Tridhjetë trupa janë nxjerrë nga një anije pasagjerësh që u përfshi nga zjarri, tha Roja Bregdetare Filipinase, duke e çuar…

5 minutes ago

Tabaku: KAYO represents the final link in government corruption, with healthcare at risk next

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe…

6 minutes ago

Trump at the Pentagon for the 25th anniversary of 9/11: We will never forget, which is why we continue the fight

Presidenti amerikan Donald Trump përkujtoi 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 gjatë një ceremonie në Pentagon, duke deklaruar…

6 minutes ago

Ardian Gjini meets with Anu Prattipati

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara…

7 minutes ago

VLEN presents Jakup Huseini as its candidate for mayor of Brvenica

Koalicioni VLEN ka shpallur kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.Nga VLEN-i bëjnë të ditur se Huseini…

8 minutes ago

Mickoski assures citizens: A winter without disruptions in energy supplies and prices

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se qytetarët duhet të ndihen të sigurtë sepse do të kemi një dimër të…

8 minutes ago