Categories: showbiz

V i BTS rrëfen problemin shëndetësor, dëgjimi në veshin e djathtë i ka rënë në 30%

Kim Taehyung, i njohur si V dhe pjesëtar i grupit të famshëm koreano-jugor BTS, ka zbuluar për herë të parë se prej afro dy vitesh e gjysmë po përballet me një humbje të konsiderueshme të dëgjimit në njërin vesh.

Këngëtari 30-vjeçar e ndau këtë problem shëndetësor me fansat gjatë turneut botëror të grupit, duke sqaruar se veshi i djathtë është prekur shumë më tepër. “Nëse dëgjimi në veshin tim të majtë është 100%, në të djathtin është vetëm rreth 30%”, deklaroi V.

Të lidhura

None found

Ai tregoi se gjendja e tij është rënduar gjatë kohës kur kryente shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut.

Në fillim, V nuk i kushtoi rëndësinë e duhur problemit, pasi besonte se mund ta përballonte vetëm përmes forcës mendore. Megjithatë, me përkeqësimin e situatës, ai vendosi t’u drejtohej mjekëve. Tashmë këngëtari po trajtohet dhe paraqitet rregullisht në spital.

Ky konsiderohet një prej rasteve të rralla kur V flet publikisht për shëndetin e tij, ndërsa rrëfimi vjen në një periudhë të rëndësishme për BTS.

Pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut, grupi është ribashkuar në skenë me të shtatë anëtarët. Aktualisht, BTS po zhvillon “Arirang World Tour”, turneun e parë botëror të grupit pas disa vitesh.

Rrëfimi i V ka shqetësuar dhe tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët i kanë shprehur mbështetje këngëtarit teksa ai vazhdon trajtimin për problemin me dëgjimin.

të fundit

Revolucioni i brezave te ‘Dardanët’: Kosova me moshë mesatare 25 vjeç dhe vlerë 143.95 milionë euro

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…

2 hours ago

Zbulohet vlera e kontratës së re të Mikel Artetës me Arsenalin

Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…

2 hours ago

Raphinha zgjedh agjent të ri, teksa afrohet rinovimi me Barcelonën

Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…

2 hours ago

The fire near the Apollonia Archaeological Park is being brought under control after a ground and air operation

Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…

2 hours ago

Flames engulf area near the Thumanë-Kashar highway

Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…

2 hours ago

SHISH chief Vlora Hyseni arrives at the Tirana Police Directorate as charges are being communicated to her

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…

2 hours ago