showbiz

“Unë po shkoj”/ Adriana Matoshi trondit me mesazhin, ç’po i ndodh?

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktore, Adriana Matoshi ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim lidhur me një sëmundje të re që po përballet. Në një mesazh prekës në “Facebook”, Matoshi me ironi dhe mllef përmend dy “armiqtë” e saj, njerëzit hipokritë dhe sëmundja që e goditi pabesisht. Aktorja këtë herë ka vendosur që sëmundjen të mos e bëjë të ditur pavarësisht se ndër vite ajo është përballur me sëmundjen e rëndë të tumorit në tru. Adriana e mbyll postimin: Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

  • Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
  • Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

të fundit

Doganierët grekë sot në grevë, priten radhë në Bogorodicë dhe Dojran

Shërbimet doganore greke do të hyjnë në grevë sot, prandaj priten kolona të gjata në pikat kufitare Evzoni, Dojran dhe…

1 minute ago

Kuvendi nën masa të rrepta sigurie, policia mbyll të gjitha hyrjet përpara tubimit të paralajmëruar

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta…

2 minutes ago

Mourinho projekton ndryshime rrënjësore te Real Madridi, synon një skuadër me më shumë shpejtësi

Jose Mourinho ka një vizion të qartë për mënyrën se si dëshiron të luajë Real Madridi në sezonin e ri,…

4 minutes ago

Operacioni i përbashkët i Policisë dhe AKI-së, ekspertët zbulojnë domethënien e katër arrestimeve

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar një operacion të koordinuar me qëllim…

5 minutes ago

Temperaturat përvëluese dhe thatësira nxisin përhapjen e zjarreve në Evropë

Evropa po përballet me një nga sezonet më të vështira të zjarreve, ndërsa temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë krijuar kushtet…

16 minutes ago

Armando Broja mbetet sërish jashtë te Burnley, vendimi i trajnerit të ri ngre pikëpyetje

Armando BrojaPeripecitë e Armando Brojës tek Burnley nuk kanë fund [...]Read More...

16 minutes ago