Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës.
“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti,” ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi dhe mërziti Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate mes tyre.
Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.
“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë sepse e di si është të jesh nënë çunash’…”, tha Rozana.
“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë,” tha Gerta.
“Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua,” tha Rozana.
Pjesë nga debati:
Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.
Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.
Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im si ta marr diku do bëhem nënë dhe pikë
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim…
Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë…
Përfaqësues nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ janë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion në TV Klan, për të…
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.…
PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së…
Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar…