showbiz

“Unë jam prind, jam gjysh, ata ishin engjëj!” Agron Llakaj: Me heshtjen tonë, më duket sikur jemi bashkautorë në krim

Klesi Nikollit dhe Enea Muçaj, kanë thyer zemrat e një Shqipërie të tërë, Agron Llakaj i ftuar në “Top Story” foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës. Ai bëri një panoramë të realitetit sot në shoqërinë tonë, duke e quajtur “karambol shpirtëror”.

“Për mua është një karambol shpirtëror. Do të thosha se ndoshta mund të vija në studion tënde edhe të qeshnim, por kjo është një klithmë për gjithë shoqërinë. Së pari dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për familjarët. Nuk kam fjalë, përveçse të them: “Zoti i forcoftë.” Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh mirë se çfarë është dhimbja. Sidomos kur thuhet: “Larg nga evlati.” Koha ka treguar që fëmijët përcjellin prindërit e tyre, por kur prindërit përcjellin fëmijët e tyre, kjo është klithmë.” – tha Agron Llakaj.

Të lidhura

None found

Ai tha se se ne jemi një shoqëri që harrojmë shumë shpejt, ne shohim çdo ditë të fortë që ecin me sa shpejtësi të duan. Për të ky nuk është një problem shteëtëror, po i thelbit të shoqërisë.

“E di shumë mirë që ne si shoqëri harrojmë shpejt. Kjo ishte një tragjedi, por nuk mendoj se është një këmbanë që do të mobilizojë gjithë shoqërinë. Nuk është thjesht një problem shtetëror, por problem i thelbit të shoqërisë. Jemi një shoqëri e shpërbërë, e paedukuar, një shoqëri rrugaçe.

Ky rast, për fat të keq, ishte i pritshëm, sepse i shohim çdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë. Sot nuk duket sikur Shqipëria drejtohet nga një shtet, por nga të fortët, cubat, ata që ecin si të duan, me sa shpejtësi të duan.

Tirana nuk lejon mbi 40 km/h, sepse në çdo rast mund të dalë dikush papritur dhe ti ke mundësi të frenosh. Por ne thjesht bëjmë monolog me veten, presim viktimën e radhës dhe heshtim. Kështu kemi reaguar edhe kur është dhunuar një grua, kur është humbur jeta e një gruaje, kur ka ndodhur një aksident. Problemi është më i thellë sesa thjesht ta përmendim.”-shtoi ai.

Për aktorin të gjithë jemi fajtorë, këmi përgjegjësi për heshtjen tonë. Ai përmend edhe nipërit dhe mbesat e tij që mezi i pret ta përshëndesin çdo mengjes. Kjo dhimbje është e papërballueshme,

“Klithma ime është e jashtëzakonshme. Ndeshemi çdo ditë me mungesën e qytetarisë, mungesën e edukatës, mungesën e dashurisë së njeriut për njeriun. Me heshtjen tonë, më duket sikur jemi bashkautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh, dhe mezi pres mëngjesin që nipërit e mbesat të më thonë: “Gjysh, ditë të mbarë, të duam shumë.”

Si mund të mos mendoj për ata dy fëmijë, ata engjëj? Dhimbja ka peshën e vet në çdo rast, por këtu është e papërballueshme. Mendoj se jemi një shoqëri Facebooku, një shoqëri TikToku, ku shkollat nuk po japin modele të shëndetshme. Po rrisim një brez që më duket i rrezikshëm. Shikoj adoleshentët dhe pyes:

“A kanë familje? A kanë prindër? A u kërkon dikush llogari?” Sepse ata shohin modele ku i forti sundon, i forti paguan dhe del nga burgu. Po, është krim. Është vrasje. Por edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë, edhe burgim i përjetshëm, nuk e shlyen dot këtë dhimbje.” tha Agron Llakaj për Top Story.

të fundit

Vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive, mbi 8 mijë fëmijë u imunizuan kundër fruthit në tetë muaj

Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, brenda pesë muajve…

12 minutes ago

Berisha me diasporën në SHBA: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit, në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me…

13 minutes ago

Milani rihyn në garë për transferimin e Endrickut nga Real Madridi

Milani po përgatitet të rikthehet në garë për Endrick në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi brazilian i Real Madridit ishte…

20 minutes ago

28 years awaiting justice: Experts assess the significance of the indictment against 35 suspects over the Prekaz crimes

Pas 28 vjetësh, Prekazi përballet edhe me një proces të ri në rrugën drejt drejtësisë. Prokuroria Speciale e Republikës së…

29 minutes ago

Operation “Autumn” in Saranda: 20 people arrested for distributing narcotics

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Sarandë pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Policia, në…

30 minutes ago

Convenient fires/ Ina Zhupa: A single match can turn a protected area into a resort under Law 21/2024

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje lidhjen që krijon ligji 21/2024 për…

31 minutes ago