Që nga viti i kaluar është përfolur gjatë në media për një krisje në martesën e çiftit të njohur, Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajt.
Asokohe thuhej se burime pranë çiftit kishin bërë me dije se dyshja po kalonte një krizë të fortë dhe kishte gjasa që Krishtlindjet dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjente larg njëri-tjetrit.
Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitej se ishte larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre. Burime pranë produksionit “ZemërLuana”, ku Besi ishte një nga kapitenët, dëshmuan se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.
Dëshmitarë okularë treguan se në ato ditë festash ai po shihej në gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.
Ka qenë Besi ai që ka folur vetë sot rreth këtyre fjalëve që qarkulluan një vit më parë, gjatë një interviste për programin “Natën me Aulonën”.
Ndër të tjera Besi u shpreh se ne si shoqëri kemi të keqe xhelozinë për të parë dike të ecë në jetë, si dhe të besuarit gënjeshtrën si të vërtetë dhe anasjelltas.
Një sistem i ri i inteligjencës artificiale ka arritur të rindërtojë imazhe që një person ka parë, duke analizuar aktivitetin…
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me të ardhmen e Jensen Huang, ish-drejtorit ekzekutiv të…
Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i sigurt për t’u pirë për shkak të turbullirës së shtuar,…
Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri, pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte rreth 34 kilogramë marijuanë në…
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 16 nëntor në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e aksidentit,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi…