Pas përjashtimit të saj nga formati televiziv “Ferma VIP 3”, Malbora Gurra ka publikuar një qëndrim zyrtar përmes rrjeteve sociale.
Në deklaratën e saj, ajo e cilëson largimin pas 40 ditësh qëndrimi si një vendim personal për të përfunduar këtë bashkëpunim, duke paralajmëruar dhënien e detajeve shtesë në ditët në vijim.
None found
Në komunikimin e saj me publikun, ish-konkurrentja thekson: “Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni mbështetur gjatë pjesëmarrjes sime në Ferma Vip 3. Pas rreth 40 ditësh, KAM vendosur ta përfundoj këtë eksperiencë për arsye të mira, të cilat shumë shpejt do t’i ndaj me ju, sepse jua kam borxh si publik, si mbështetës, si miq dhe familje.”
Lidhur me rrethanat e mbylljes së këtij rrugëtimi televiziv, ajo shprehet: “Në një histori jo gjithmonë ka një të mirë apo një të keq – ndonjëherë ka vetëm mendime dhe rrugë të ndryshme. Vendimet dhe mënyrat për të përfunduar një bashkëpunim janë gjithmonë personale.”
Ajo e përfundoi reagimin e saj me një mesazh vlerësimi për audiencën: “Sot dua vetëm të falënderoj për dashurinë, përkrahjen dhe fjalët e bukura që më keni dhënë çdo ditë. Më keni mbushur me krenari dhe mirënjohje. Ju premtoj se shumë shpejt do të ndaj më shumë me ju. Faleminderit nga zemra!”.
Dy hajdutë kanë hyrë me forcë në muzeun kushtuar piktorit të njohur francez impresionist Pierre-Auguste Renoir, në qytetin Cagnes-sur-Mer, në…
Në orët e para të mëngjesit, një sherr mes dy të rinjve Ylber Luli, viktima që mbeti i vrarë në…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me intervistën e dhënë dje nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj,…
Të paktën 73 persona janë plagosur pas një vale sulmesh me raketa dhe dronë të kryera nga rebelët Huthi të…
UEFA ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohen këtë javë do të nisin…
Blerim Vela, ish-Shef i Stafit të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Avdullah Hoti lidhur…