showbiz

U arrestuara për orën “Richard Mille” 1.5 milionë euro? Mozzik sqaron si është e vërteta

Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar pasi ka hyrë në Kosovë duke pasur me vete dy orë të shtrenjta, përfshirë një “Richard Mille” me vlerë 1.5 milionë euro.

Por ditën e sotme, Mozzik ka reaguar në InstaStory, duke mohuar çdo pretendim për arrestim. Ai ka thënë se ka dhënë një deklaratë për orën e tij të luksit, në prani të avokatit të tij, Artianit Koci, dhe ka theksuar se arrestimi i tij nuk ka ndodhur. Gjithashtu ka mohuar edhe pretendimet që ka borxh 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar ai në Instagram.

të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen…

10 minutes ago

Zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e Big Brother Vip “Fan Club” (EMRAT)

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit "Big Brother VIP Albania 5", që do të startojë këtë të…

18 minutes ago

Mblidhen në Bruksel liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndor, i pranishëm edhe Rama

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel. Samiti do të…

33 minutes ago

Dumani kërkoi leje për arrestimin e Ballukut/ BIRN: Imuniteti i zv. kryeministres vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të…

1 hour ago

Tensione në “Përputhen”, plas grushti mes djemve (VIDEO)

Ditën e djeshme, një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme, ka shoqëruar episodin e programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…

1 hour ago

Shifrat/ 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në rajon. Tkurret grupi i të rinjve

Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…

2 hours ago