showbiz

Tronditëse/ Dëshmia: Diddy abuzonte me Justin Bieber, e çonte në pushime romantike

Një dëshmi tronditëse po qarkullon në rrjet.

Marion “Suge” Knight ka bërë deklarata të forta në lidhje me Justin Bieber dhe ndikimin që Sean “Diddy” Combs kishte mbi të kur ishte në fillimet e karrierës së tij. Në një intervistë të publikuar më 12 nëntor nga Michael Franzese në YouTube, Knight akuzoi Diddy-n dhe disa bashkëpunëtorë të tij për manipulim të Justin Bieber, duke e detyruar atë të merrte pjesë në “udhetime romantike” me burra të tjerë “të rritur dhe të suksesshëm.”
Knight, i njohur për retorikën e tij të fortë, shprehu shqetësimin për ndikimin që Diddy kishte në jetën e Bieber, duke e cilësuar si një veprim të pashëndetshëm dhe të papranueshëm.

Të lidhura

None found

“Ai kishte burra të rritur që e merrnin Justin Bieber, e çonin me ta në pushime romantike,” tha Knight. Sipas tij, këto “pushime” nuk ishin thjesht udhëtime, por përfshinin aktivitete të dyshimta dhe të papranueshme që dëmtonin jo vetëm reputacionin e Bieber, por edhe moralin e industrisë.

Suge Knight nuk kursen kritika as për disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore, si Snoop Dogg dhe Usher, të cilët ai thotë se ishin të vetëdijshëm për këtë situatë, por e zgjedhën të heshtnin.

“Ata e dinin, por ata vendosën të heshtin,” tha Knight, duke shtuar se heshtja e tyre ishte po aq e dëmshme për Justin Bieber sa ato që mund të kenë bërë vetë Diddy dhe të tjerët.

Në një tjetër moment të intervistës, Knight shprehu shqetësimin për natyrën e marrëdhënieve që dyshohet të kenë ndodhur mes Diddy dhe bashkëpunëtorëve të tij me Bieber, duke sugjeruar se ato mund të kenë përfshirë kontakte seksuale.

“Më vjen keq ta them këtë, sepse e respektoj shumë Justin Bieber, por nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse ai do të kishte ardhur nga një familje e pasur,” tha Knight, duke shtuar se Bieber kishte potencialin të ishte “më i madh se Michael Jackson”, por se rrethanat dhe mundësitë që ai pati ishin të kufizuara për shkak të kushteve të tij familjare.

të fundit

State Department report: 13 victims of human trafficking identified in Kosovo

Raporti i DASH-it lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2026 në Kosovë, thekson se Qeveria e Kosovës nuk…

1 second ago

Prime Minister Rama invited them to dialogue; lecturers respond: There is no communication with us, but with the students—we stand with them

Pedagogu Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë, duke njoftuar…

2 minutes ago

Professors gather outside the Polytechnic University in solidarity with students against police violence

Siç edhe paralajmëruan pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin…

2 minutes ago

PS MPs have been under “house arrest” for a week / Tabaku: They are meeting at the Assembly today and need police!

Në një mesazh në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar deputet e PS, duke thënë se…

3 minutes ago

Dream on about dialogue”/ Students respond to Rama, write on chairs outside the Prime Minister’s Office that he should resign

Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendosi disa…

3 minutes ago

VIDEO/ Pedagogët dhe të rinjtë heqin karriget e Ramës nga Kryeministria: Refuzojmë dialogun! Lironi studentët

Ditën e sotme, pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë, kanë hequr karriget e vendosura nga…

4 minutes ago