Një videomesazh që nëna e Mevlanit i kishte përgatitur atij sot, ku fliste për të, sakrificat e saj dhe konkurrentit, teksa i uroi jetë të lumtur me Ledianën duke treguar fotot e tyre që kishte në shtëpi ka përlotur gjithë konkurrentët.
“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.
Kjo surprizë ka emocionuar shumë Mevlanin i cili shpërtheu në të qara. Emocioneve nuk iu kanë shpëtuar as konkurrentët e tjerë, opinionisti Arjan Konomi dhe moderatorja Bora Zemani të cilët po ashtu u përlotën.
“Vuajtjet që ajo ka kaluar kur unë isha më i vogël…ia kam premtuar që kur të vijë dita unë do të shohë vetëm me buzëqeshje. Unë i kam përjetuar ato momentet kur ajo fshehte lotët por unë i shihja. Nuk mund t’ia harroj ato gjëra. Kjo është ajo që më ka bërë mua më shumë të lidhur me të.”-u shpreh Mevlani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat…
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar…
Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Greqi, ku vëlla dhe motër janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.…
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin…
Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje,…
Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e…