Categories: showbiz

Tom Cruise: William bëri zgjedhjen e duhur me Kate Middleton

Pas takimit me Princin William dhe Kate Middleton në premierën e filmit “Digger” në Londër, Tom Cruise foli me admirim të madh për çiftin mbretëror.

Aktori 64-vjeçar u pyet për këtë takim gjatë premierës amerikane të filmit në Los Angeles, të hënën, më 28 shtator. William dhe Kate kishin marrë pjesë në premierën botërore në Londër, ku u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe ndoqën veprën e regjisorit Alejandro González Iñárritu.

Të lidhura

None found

“Ishte shumë argëtuese të ulesha atje, t’i shihja duke ndjekur filmin dhe të isha pjesë e gjithë asaj përvoje”, tha Cruise për “Extra”.

Ai i përshkroi Princin dhe Princeshën e Uellsit si njerëz të jashtëzakonshëm, duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj vendit dhe rolit që kanë në botë.

“Kam shumë respekt për ta. Ata janë njerëz të mrekullueshëm, shumë të përkushtuar ndaj vendit të tyre dhe asaj që po bëjnë në botë. Janë njerëz të shkëlqyer dhe vërtet argëtues, vërtet qesharakë”, u shpreh aktori.

Megjithatë, vëmendjen e veçantë të Cruise e kishte tërhequr Kate Middleton, për të cilën ai foli me superlativa.

“Ajo ka një sens humori të shkëlqyer, vërtet të pabesueshëm. Është padyshim shumë inteligjente dhe shumë e këndshme. Të dy janë kaq karizmatikë dhe elegantë. Dhe ai fustan që veshi? I mrekullueshëm, absolutisht i mrekullueshëm”, tha Cruise.

Aktori nuk la pa bërë as një batutë për martesën e Princit William me Kate Middleton, duke e cilësuar atë si një vendim të zgjuar.

“William bëri mirë. Bravo, zgjedhje e zgjuar. Po, duhet t’i jap merita. Bravo, William. Zgjedhje e zgjuar”, tha ai.

Cruise zbuloi gjithashtu se çifti mbretëror e kishte pëlqyer filmin dhe i kishte dërguar një mesazh pas premierës.

“Ata u tronditën dhe u mahnitën dhe më shkruan më vonë: ‘Nuk mund të ndalojmë së menduari për filmin’”, rrëfeu aktori.

Takimi në premierën e “Digger” nuk ishte hera e parë që Tom Cruise u shfaq me William dhe Kate në një event të tillë. Në maj të vitit 2022, çifti mori pjesë në premierën londineze të “Top Gun: Maverick”, ku u fotografua së bashku me aktorin.

Asokohe, Cruise kishte folur edhe për disa pasione që ndante me Princin William. “Kemi shumë të përbashkëta. Të dy e duam Anglinë dhe të dy jemi pilotë, të dy e duam fluturimin”, kishte deklaruar ai.

të fundit

Lubonja: The November 28 protest failed to create a joint representation; division and infiltrators are weaknesses

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…

2 minutes ago

Police attack MP Erald Kapri with toxic gas during protest

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…

2 minutes ago

Migrant crisis worsens in Crete, with more than 1,100 arrivals within 24 hours and two fatalities

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…

2 minutes ago

On the 114th anniversary of Independence, the Ministry of Defense honors Isa Boletini

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…

2 minutes ago

Mercedes pezullon investimet e reja në Gjermani dhe shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave

Vështirë se ndonjë markë tjetër makinash në botë mishëron “Made in Germany” aq sa Mercedes-Benz. Megjithatë, tani edhe prodhuesi i…

5 minutes ago

Policia e Dubait shton në flotën luksoze edhe BMW M 1000 RR

Policia e Dubait ka pasuruar flotën e saj luksoze me një motoçikletë sportive BMW M 1000 RR, një nga modelet…

6 minutes ago