showbiz

Tiri Gjoci rrëfen historinë prekëse pas këngës dedikuar së ëmës

“Mos ik ma”, titullohet kënga me të cilën Tiri Gjoci performoi në javën e shtatë në “Kënga Magjike”. Mëngjesin e sotëm ai ka zhvilluar një intervistë në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, ku ka rrëfyer se kënga i dedikohet të ëmës së tij, personit më të shtrenjtë në jetë!

Tiri thotë se kënga është ideuar afro para 4 viteve, në një periudhë shumë të vështirë për të dhe mamanë e tij.

Të lidhura

None found

“Nuk e dija nëse do të më kthehej më”, tha këngëtari teksa kujton momentet në spital, ku i mbetej vetëm të lutej dhe të thoshte “mos ik”.

Aldo: Gjatë kohës që është bërë kjo këngë, ose gjatë kohës që e ke interpretuar apo regjistruar e kishe mamin tënd para syve?

Tiri Gjoci: Kjo këngë është ideuar në vitin 2018. Faktikisht ajo ka qenë një periudhë kur mami ka qenë sëmurë dhe ideja për ta bërë këtë këngë më ka ardhur kur e kam parë mamin të shtrirë në spital dhe nuk e dija nëse do të më kthehej më mbrapsht. Në atë moment e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të lutemi dhe të themi që “mos ik”. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë.

Aldo: Ka pasur kënga kritika?

Tiri Gjoci: Çuditërisht, unë po shqetësohem që nuk ka pasur, me thënë të vërtetën, nuk është shenjë e mirë kjo, sepse duhet të ketë pak kritika. Por unë jam shumë i kënaqur me materialin.

të fundit

26-year-old dies after window she was leaning against gives way on hotel’s seventh floor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën pasi ra nga…

5 seconds ago

VIDEO/ To be questioned about the “Veliaj” case, Ardit Gjebrea appears at SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…

22 seconds ago

Tragedy in Turkey: Eight people killed, suspect arrested as details of his confession emerge

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një serie sulmesh me armë zjarri…

41 seconds ago

Autobusi me nxënës del nga rruga në Francë, raportohen viktima nga aksidenti i rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një…

53 seconds ago

Special traffic arrangements to be introduced tomorrow for All Souls’ Day

Nesër (07.11.2026), me rastin e festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave, nga ana e Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit…

1 minute ago

Owono rrezikon pezullim deri në 12 ndeshje pas ndërhyrjes ndaj De Miguel

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është ende duke pritur të mësojë ndëshkimin e tij pas kartonit të kuq të marrë…

12 minutes ago