Thomas Markle Sr., babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është zhvendosur në një qendër të specializuar për kujdesin e personave me demencë, sipas mediave britanike.
Gazeta “The Sun” raporton se 82-vjeçari u transferua të premten në një strukturë për kujdesin e kujtesës në Florida. Që prej majit, ai kishte qëndruar në një qendër rehabilitimi pas amputimit të këmbës së majtë.
None found
Avokati amerikan Spencer Kuvin ka paralajmëruar se transferimi mund t’i ndërlikojë hetimet e FBI-së mbi akuzat për posedim materialesh që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë. Kuvin përfaqëson viktima të financierit Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.
Dyshimet, sipas raportimeve, nisën pasi djali i tij, Thomas Markle Jr., i tha policisë se kishte gjetur materiale të tilla mes sendeve personale të të atit në Filipine, ku kishin jetuar të dy.
FBI ka konfirmuar se ka hapur një hetim pas zbulimit të materialeve të dyshuara në një njësi magazinimi që Thomas Markle kishte marrë me qira në Rosarito të Meksikës. Policia ka sekuestruar materiale në atë ambient.
Thomas Markle i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “gënjeshtra të neveritshme”. Ai i ka thënë gjithashtu “The Mail on Sunday” se nuk kishte njësi magazinimi në Rosarito.
Autoritetet filipinase kanë paralajmëruar se, nëse shpallet fajtor për posedimin e materialeve të paligjshme, ai mund të dënohet deri në 12 vite burg.
Veç kësaj, po hetohet ende mënyra e trajtimit të një letre me akuza ndaj Thomas Markle. Në vitin 2019, një efektiv i njësisë së mbrojtjes mbretërore të Policisë Metropolitane në Britani ia dorëzoi letrën Meghan Markle.
Autorja e letrës, Roslyn Loveless, ish-bashkëshortja e parë e Thomas Markle, kishte ngritur në të pretendime për abuzim seksual. Sipas raportimeve, Meghan kishte menduar t’i bënte publike akuzat, por efektivi e kishte këshilluar të mos fliste për to.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen…
Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se…
Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…
Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…