Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmi u bë i ditur nga Blerta Rugova, e cila përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale uroi Ukë Rugovën për titullin e ri të dajës.
None found
“Urime titulli dajë”, shkroi ajo krahas një videoje që zbulonte momentin e gëzueshëm për familjen Rugova.
Ky është një kapitull i ri në jetën e Teutës, e cila verën e kaluar kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nik Gjeloshi.
Çifti u martua në një ceremoni familjare të mbajtur në “Rezidencën Rugova” në Prishtinë.
E më pas u organizua edhe një dasmë në një nga restorantet në kryeqytet me elemente tradicionale.
Ardhja në jetë e foshnjës sjell një gëzim të veçantë për familjen Rugova, e cila ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë.
Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me bllokadën institucionale në Kosovë, duke iu drejtuar deputetëve që nuk po marrin pjesë…
Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë institucionale. Seanca e…
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti ‘Eida’. Burime bëjnë…
Përshkallëzohet konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna nafte iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa…
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në…