showbiz

“Telefonon” fëmijën që abortoi, Roza: Hej engjëll, të kërkoj falje… më vjen shumë keq

Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Shumë prisnin që t’i telefononte babait të saj, por Roza i surprizon të gjithë pasi zgjodhi t’i telefonojë bebit që ka abortuar, histori të cilën e ka treguar disa ditë më parë, në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Telefonata ime me një person që nuk është më… më thanë mikeshat pse nuk e bën me babin, por unë me babin në një botë imagjinare do doja që ai të më bënte telefon, pse duhet t’ia bëj unë? Telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, thotë Roza, e prekur, para se të kapë telefonin.

Telefonata e Rozës: “Hej engjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq… mendoj se në momentin që do të takohemi bashkë do jetë momenti perfekt, do jetë momenti i duhur.. ku as ty as mua s’do na mungojë gjë.

Ku kam dëgjuar rrahjet e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm… është thjesht momenti i duhur, që ti do vish. Mezi pres të vish… Rita mezi pret të vish, më vjen shumë keq që të ndala rrahjet, por më beso që do kesh fëmijërinë më të bukur që një krijesë në duart e mija mund të ketë.

Një miku kur po i flisja një ditë për punën, po i ankohesha dhe më tha ‘Rozë boll bërë milionerë të tjerët, bëj milionin tënd’ dhe ai e kishte fjalën për ty. Ti do jesh pasuria ime më e madhe, në momentin e duhur do jemi bashkë. Unë mezi të pres, e kam dënuar veten që nuk e shtrova rrugën e takimit tonë, sepse po ndërtoj të ardhmen që të mos na mungojë asgjë, të dua shumë edhe më fal.’

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

3 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

3 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

3 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

3 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

4 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

4 hours ago