showbiz

Të qenurit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Samanta Karavella ka bërë një rrëfim shumë personal dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani.

Artistja foli hapur për ndryshimin e madh që përjetoi pasi u bë nënë për herë të parë, duke treguar se jeta e saj u transformua plotësisht brenda 24 orëve. Samanta pranoi se fillimi i mëmësisë ishte shumë më i vështirë nga sa e kishte imagjinuar, sidomos për shkak të përballjes me periudhën e vështirë emocionale pas lindjes.

Të lidhura

None found

Në rrëfimin e saj, këngëtarja tregoi se ndonjëherë ndjehej e humbur dhe pa sens kohe, ndërsa përpiqej të kuptonte rolin e ri si nënë. Ajo theksoi se, ndonëse shpesh thuhet se jeta e baballarëve nuk ndryshon shumë, për të gjithçka mori një drejtim krejt tjetër, jo vetëm në jetën personale, por edhe në atë artistike.

“Ndryshimi i jetës sime brenda 24 orëve, ishte një transformim shumë i madh. Nuk e dija çfarë më priste. Kisha dëgjuar shumë që jeta të ndryshon, por nuk e kupton deri në momentin që e provon. Nuk kisha sensin e kohës, nuk e dija më kush isha, shikoja një fëmijë që ishte gjëja më e bukur në botë dhe në një farë mënyre nuk dija se çfarë do të bëja dhe se si do ia dilja mbanë. Sepse ishim vetëm ne të dy, është fëmija i parë dhe vështirësitë priteshin që të ishin të mëdha.

E gjetëm forcën të dy, mësuam të dy padiskutim, por nuk është vetëm kaq. Jeta ime ndryshoi! Thuhet që jeta e baballarëve nuk ndryshon sepse ata zgjohen dhe shkojnë në punë, ama jeta ime ndryshoi plotësisht sidomos si artiste.

Postpartum ishte më i fortë se unë, më mundte çdo ditë. Punoja shumë me veten time, i flisja vetes time që “kjo është kalimtare, do ia dal mbanë, nuk është kaq e vështirë sa është tani, do të mësohem”, por ishte hera e parë në jetë që realisht kuptova që kjo gjë ishte shumë më e fortë se unë, ndoshta një nga eksperiencat e mia në jetë më të vështira që kam bërë. Çdo gjë që unë kam bërë më parë më duket më e lehtë tani. Herë-herë më duket sikur e kam vrarë mendjen për gjëra qesharake.”

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago