showbiz

“Taulanti kërkon një motër”, aktori rrëfen pas 30 vitesh shpullat e Yllka Mujos: Unë nuk e shikoj më filmin (FOTO LAJM)

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në filmin “Taulanti kërkon një motër”, menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

I ftuar disa kohë më parë në një intervistë Donaldi ka rrëfyer si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald.

Të lidhura

None found

“Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme. Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai.

Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë. E sa i përket punës me Yllka Mujon, Roza Anagnostin e të tjerë, flet me pasion.

“Mbaj mend një skenë kur Yllka Mujo më qëllonte dhe unë nuk qaja, se mendoja kush është kjo që më qëllon, s’është mamaja ime. Dhe unë nuk kam qarë. Në dublën finale, ajo më tërheq veshin dhe ma ka tërhequr aq shumë dhe unë prapë nuk qaja, më shumë qaja nga inati se sa nga dhimbja”, tregoi Donaldi.

 

të fundit

Britania e Madhe ndryshon taksimin e makinave elektrike, pagesa do të varet nga kilometrat

Britania e Madhe ka vendosur të ndryshojë mënyrën e taksimit të automjeteve elektrike, duke futur një tarifë të bazuar në…

58 seconds ago

Çipi fotonik i programueshëm mund të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes së dritës

Shkencëtarët kanë krijuar një çip optik të programueshëm që mund ta ngadalësojë dritën sipas kërkesës, duke u dhënë inxhinierëve kontroll…

3 minutes ago

Sot zhvillohet seanca për sulmin terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje…

5 minutes ago

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër vendet me…

13 minutes ago

Të shtëna gjatë festivalit në Uashington, dy viktima dhe disa të plagosur; arrestohet një i dyshuar

Një festival i madh ushqimi në Seattle u kthye në skenë tragjedie mbrëmjen e së dielës, pasi të shtënat me…

14 minutes ago

Dita e 58-të e revoltës qytetare/ Shqiptarët nuk heqin dorë, kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë do të vijojë edhe sot në Tiranë, me tubimin e radhës që shënon ditën e 58-të…

18 minutes ago