Categories: kosovë

Sot zhvillohet seanca për sulmin terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të nëntorit 2023 kundër kanalit të Ibër-Lepencit.

Të lidhura

None found

Sikurse në seancën fillestare, të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pretendon se materialet e siguruara gjatë procesit hetimor vërtetojnë përfshirjen e të akuzuarve në veprat penale që u ngarkohen.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet është evidentuar gjithashtu roli i Qeverisë së Serbisë në përgatitjen e sulmit.

Gjatë hetimeve janë konfiskuar armë, municion, pajisje ushtarake, mjete komunikimi dhe prova të tjera materiale. Prokuroria thotë se edhe analizat forenzike, mes tyre ekzaminimet e ADN-së dhe ekspertizat e tjera, krijojnë lidhje ndërmjet të akuzuarve dhe vendit ku ndodhi ngjarja.

Mbrojtja, ndërkohë, i ka kundërshtuar pretendimet e organit të akuzës. Avokatët kanë kërkuar që çështja të vlerësohet në mënyrë objektive nga gjykata, duke argumentuar se në aktakuzë nuk përcaktohen qartë veprimet konkrete të klientëve të tyre.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, bashkë me Igor Dimoviqin, ngarkohen me rrezikim të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje. Përveç këtyre akuzave, Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh.

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit u krye në nëntor 2023, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, duke dëmtuar një prej infrastrukturave kryesore për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji elektrike. Gjatë seancës së sotme pritet të vijojë administrimi i provave dhe shqyrtimi i argumenteve të paraqitura nga palët.

të fundit

Arsenali hedh sytë nga Carlos Forbs për të mbuluar mungesën e Sakës

Arsenali ka identifikuar Carlos Forbsin si një alternativë për të mbuluar mungesën e Bukayo Sakës, i cili pritet të qëndrojë…

2 minutes ago

Mosrritja e shujtës studentore, Forumi për Ndryshime në Arsim ngre padi ndaj MASH-it

Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…

10 minutes ago

Mucunski dhe Kasis në Shkup: Rruga evropiane fuqizon Maqedoninë përballë ndryshimeve gjeopolitike

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si…

10 minutes ago

VIDEO/ Kontroll i papritur në spitalin në Brazil, kryebashkiaku akuzon dy mjekë për marrëdhënie intime gjatë shërbimit

Një kontroll i befasishëm në një spital në Brazil ka përfunduar në një përplasje të fortë mes kryebashkiakut dhe dy…

13 minutes ago

Tragjedia rëndon mbi Owonon, mendon largimin nga futbolli ndërsa vëllain ia etiketojnë “vrasës

Portieri Jesus Owono, i cili ishte në portë në ndeshjen tragjike ku humbi jetën Jesus de Miguel, po përballet me…

13 minutes ago

Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në Gjermani, raportohet edhe për të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof,…

14 minutes ago