Prej javësh, madje muajsh, qarkullojnë lajme në rrjetet sociale për një ndarje të mundshme mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, lajme këto që në një mënyrë ose tjetër janë konfirmuar edhe nga vetë protagonistët (edhe pse asnjëherë zyrtarisht). E ndërkohë që cifti artistëve nuk ishte më, epo cift, ata vazhdonin punën me njëri-tjetrin, duke punuar këngë bashkë dhe duke u shfaqur në koncerte, pasi Geek është pjesë e “Moneyz”, studios dhe shtëpisë diskografike të Dafinës.
E ndërsa vetë këngëtarja këto kohë është e zënë me një tjetër dramë, teksa edhe sezonin veror i koncerteve ka mbaruar, Geek ka përfituar nga rasti që t’i japë zyrtarisht lamtumirën, edhe profesionalisht Dafinës, duke njoftuar kështu shkëputjen nga ekipi i saj.
None found
Me një postim në Instagram ai shkruan se pas 6 vitesh suksese nuk do të jetë më pjesë e “Moneyz”, që do të thotë se nuk do të ketë më as marrëdhënie profesionale me ish-partneren e tij, ndërkohë që po ashtu duket se kanë rënë dakord që projektet e vetë Geek të rihidhen në kanalet e këtij të fundit në platoformat digjitale.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…