Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka përfunduar në duart e SPAK-ut. Këngëtari është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT, me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.
Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave
“Prapaskena” shkruan se në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit, i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.
Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish-kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli, i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.
Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.
Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli, pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.
Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin, u ndëshkuan më pas me shkarkim nga keru i ri i IKMT, Ervin Hoxha.
Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha, kontrollohet nga grupi kriminal Bajrajt.
Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…
Hektor IdrizajElbasani siguroi një fitore minimale përballë Dinamos, duke iu falur golit të Mazarit në të 85-tën minutë për tre…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës.…
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Julio Salinas, ka kritikuar klubin katalunas për lejimin e largimit të mbrojtësit Inigo Martinez, duke e cilësuar…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat…
Përmes një postimi në Facebook, ai rikthen në vëmendje zhvillimet e Konferencës së Rambujesë, mbështetjen amerikane për Kosovën dhe pretendimet…