A e mbani mend Shirli Polenën? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën ‘vetmi’.
E ëmbël, e bukur, gjithë ledha, u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një. Mund të bindeshe fare mirë për këtë pas dy vitesh, kur Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës me këngën ‘Përse më fshihesh’.
None found
Por me sa dukej, kënga nuk kishte kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit. Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur.
Iu përkushtua muzikës klasike si soprano ku u specializua në Paris. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema.Punojnë të dy në teatrin e Mynihut dhe gjithashtu janë bërë prindër.
Në një intervistë të mëparshme ajo është shprehur se nuk është vetëm faji i saj që ajo mungon me shfaqje dhe koncerte në vendlindje, por në fakt ftesat kanë munguar.
“Shqipëria më ka falur momentet më të bukura të jetës. Një fëmijëri tepër të bukur me aktivitete të shumta e një rini të lumtur. Por ajo që është e vështirë në Shqipëri është se artisti nuk e gjen dot vetveten, nuk ka një siguri profesionale, qoftë edhe financiare për të siguruar jetesën nga arti që bën. Ndërsa në Gjermani një artist siguron jo vetëm një karrierë profesionale, por edhe një jetesë të mirë. Jeta e një artisti bëhet më e thjeshtë, ndërsa këtu te ne nga ana materiale një artist nuk vlerësohet sa duhet. Por përsëri ne jemi shumë të lidhur me vendin tonë, jo vetëm pasi këtu kemi njerëzit e dashur, por publiku shqiptar është një publik i shtrenjtë dhe i dashur, edhe pse për mua publiku gjerman mbetet më i miri, pasi di ta vlerësojë artin.Nuk ka qenë për fajin tim që nuk kam ardhur e angazhuar, por në fakt kanë munguar ftesat.”, shprehet Shirli Polena./albeu.com/
Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…
Joule Sullivan, 44-vjeçari australian, ish-ushtarak dhe profesionist me një karrierë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, prej vitesh jeton dhe zhvillon…
Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Real Madridi po rritet si skuadër, pas fitores 3-0 ndaj…
Dashi Ne vend qe te mendoni për aventura dhe ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni te ndryshoni rutinën…
Genesis po përgatit modelin më ambicioz në historinë e saj, GV90, një SUV tërësisht elektrik që pritet të pozicionohet në…
Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…