showbiz

“S’mund të jetoj me një njeri që po vdes”, ish-partneri i del në mbrojtje Dea Mishel: Jam me fat që e kam njohur. Do doja…

Dy ditë më parë, Dea Mishel i tronditi të gjithë me deklaratën e saj referuar Luiz Ejllit, duke u shprehur se nuk mund të jetonte në një shtëpi me një person që po vdes dita-ditës.

Së fundmi, ish-partneri i Deas,  Isli Muca  ka reaguar pas kësaj deklarate.

Të lidhura

None found

Sipas tij, komenti i Deas është nxjerrë jashtë kontekstit pasi ajo ishte e shqetësuar për problemet shëndetësore të Luizit.

Pas mesazheve që i tregojnë se ka bërë veprimin më të mirë që nuk është më me Dean, ndërsa ai e konsideron veten ‘me fat’ që e ka njohur. Teksa e përshkruan thotë se do të donte që të gjithë të njihnin shpirtin e saj.

“Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qënroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë”, shkroi Isli.

të fundit

Përballë burgjeve të mbushur, drejtësia shpreson te amnistia

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet…

3 minutes ago

Sali mirëpret nisjen e rrëmujës në Bukojçan-Kërçovë: Korridori VIII po materializohet

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

3 minutes ago

Bardhi and Balliu Expelled for Two Months – Details Emerge of Water Bottle and Egg Incident in Parliament

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetë të Partisë Demokratike, nuk do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit për dy…

8 minutes ago

Salianji announces his bid for DP leadership: This time to the end, even through the courts

Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar…

8 minutes ago

Road accident in Umbria, two young men aged 20 and 21 lose their lives after collision between car and truck

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy të rinjve, një vajze 20-vjeçare dhe një djali 21-vjeçar, në…

8 minutes ago

Salianji reveals his plan: Berisha risks another move if the Democrats fail in the local elections

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Prime News24, ka bërë deklarata të forta sa i përket demokracisë së brendshme…

9 minutes ago