Po, po e keni lexuar mirë titullin! Donald dhe Romeo Veshaj kanë gati një projekt të ri muzikor, i cili është bashkëpunim. Vëllezërit aktorë kanë ndarë në Instagram një pjesë të videoklipit, këngën e së cilës e kanë realizuar me Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Yjet e “Binjakët” kanë bërë të ditur në rrjetin social se xhirimet kanë përfunduar dhe projekti është gati. Ende s’e dimë si do të titullohet kënga, por presim ta mësojmë sa më shpejt.
Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, një pjesë e klipit është xhiruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra seksi. Pra, pritet diçka “të nxehtë”, fiks për stinën e verës.
Kujtojmë se tre vite më parë, Romeo dhe Donaldi sollën një projekt muzikor shumë gazmor, të titulluar “Në të SMS”. Binjakët ‘debutuan’ në muzikë me nofkat “Montana” dhe “Montanella”, sipas roleve që asokohe kishin në aktrim, pra kjo nuk është hera e parë që ata vijnë me një videoklip!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara së fundmi, ku…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar së fundmi se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe…
Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ka qenë vetë ambasada…
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur provincën veriperëndimore të Jujuy në Argjentinë, ku drejtësia ka nisur një hetim penal ndaj…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë…
Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë…