kosovë

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit! Albin Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Është dëm I madh që Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti për gazetarë gjatë një vizite në një klinikë të QKUK-së.

Në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja i urdhëroi deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, në lidhje me bërjen e Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët kanë dështuar në 54 përpjekje që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e partisë fituese për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Në prag të vendimit të Kushtetueses, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën e tërhoqi kërkesën drejtuar në korrik Kushtetueses për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban. Osmani tha se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, “është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm” për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

I pyetur për këtë nga gazetarët, Kurti tha se presidentja Osmani “nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Ne që nga viti 2018 kemi qenë të informuar për gjyqtarin Llabanin, atëherë kur ai pati aplikuar për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Asokohe, Albulena Haxhiu nga partia jonë i pati shkruar letër zyrës së presidentit, mirëpo as presidenti i atëhershëm më 2018 e as kryetarja e atëhershme e Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë parë të arsyeshme të ndalnin emërimin e tij”, theksoi ai.

Kurti shtoi se “është absurde që dikush, sipas informacioneve nga institucionet tona të sigurisë, është me rrezik për rendin tonë kushtetues, të gjykojë tani për një çështje kushtetuese”.
Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Kush është Radomir Llaban?

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018. Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i

Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet./REL/

të fundit

Durmishi: Tetova dëshmoi maturi dhe nuk iu përgjigj provokimeve

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.Durmishi…

10 seconds ago

Irani i vendos kusht FIFA-s para duelit me Egjiptin: largohemi nga fusha nëse shfaqen simbole LGBTQ+

Tensionet politike dhe sociale po e trondisin sërish skenën e madhe të futbollit. Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali,…

10 minutes ago

Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare: 5 kërkesat që i janë përcjellë ambasadave perëndimore

Lëvizja qytetare në Tiranë, e cila po mban gjallë një cikël të gjatë dhe të qëndrueshëm protestash masive në kryeqytet,…

24 minutes ago

Jorge Mendes sërish në qendër: pas Ramosit, kërkon t’i hapë rrugë Milanit për yllin e Barcelonës

Jorge Mendes po shfaqet si figura kyçe në strategjinë e re të transferimeve të Milanit. Pas marrëveshjes prej 70 milionë…

33 minutes ago

Franca dominon Norvegjinë në pjesën e parë, Dembele realizon het-trik të shpejtë

Franca po konfirmon forcën e saj në këtë Botëror, duke shkuar në pushim me epërsi prej 3-1 ndaj Norvegjisë pas…

34 minutes ago

After the gathering outside the Prime Minister’s Office, protesters begin marching through the streets of Tirana: Rama resign!

Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi…

40 minutes ago