showbiz

Si duket sot “Xhulja” që bëri bujë në ekranin shqiptar në vitin ’90 (FOTO LAJM)

“Përgjithmonë Xhulia” (1989), serial televiziv italian, u transmetua në Shqipëri fillim të viteve ’90 dhe u kthye në fiksimin e kujtdo. Edhe unë, lindur në vitet ’90, kam dëgjuar për “Përgjithmonë Xhulia”. Kush ka nevojë për një freskim të memories, gjen fabulën në fund të artikullit.

Roli i Xhulias luhet nga aktorja amerikane Tahnee Welch. Ishte roli i pestë në karrierën e saj të shkurtër, me vetëm 20 tituj. Në fillimet e karrierës, fitoi një rol të rëndësishëm në filmat e Ron Howard, “Cocoon” dhe “Cocoon: The Return”. Tahnee nga ana tjetër, hoqi dorë nga jeta publike dhe nga kinematografia në vitin 2000.

Xhulia u kthye në ikonë në Shqipëri tridhjetë vite më parë dhe një prej fansave të saj arriti të bëjë një foto me të.

Tahnee është 60 vjeçe, edhe pse nuk duket. Nuk dihet shumë për jetën e saj personale. Ajo u martua vetëm një herë me aktorin Jared Harris, në vitin 1991. Martesa e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh. Ajo nuk ka asnjë fëmijë. Tahnee donte të bëhej e famshme si e ëma, por nuk ishte e lumtur si e bija e një ylli botëror.

“Përgjithmonë Xhulia” (1989): Ngjarjet ndodhin në Italinë e viteve 1940. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, me partizanin e ri Armando Zani. Në fund të luftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e sërish vendos të kthehet te bashkëshorti. Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini. Vite  dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian. Një ditë, ajo diagnostikohet me një sëmundje të tmerrshme…

të fundit

Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj…

3 hours ago

Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin

Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që…

3 hours ago

A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar.…

3 hours ago

Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç…

3 hours ago

Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve…

3 hours ago

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos/ Qytetari: Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra

Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qytetarit vjen vetëm disa javë…

4 hours ago