Pak ditë më parë Andi dhe Jasmina u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin. Ditën e sotme u transmetua takimi i tyre, mirëpo dyshja bënë skena të shumta xhelozie.
Jasmina qau me ngashërim në studio dhe u shpreh se ndihet e lodhur, mirëpo sipas Andit dhe moderatores Bora Zemani, ajo mendon shumë dhe kapet në gjërat e vogla.
None found
“Jam lodhur o Bora sinqerisht! Sepse mua nuk më është dashur ndonjëherë të luftoj për një lidhje apo për një mashkull dhe ai e bën sikur çdo ditë duhet të luftoj për të. Ai është sot më bërë për vete se më pëlqeu si fole, nesër thotë të shoh si shoqe, të shoh si motër, pasnesër thotë po prit se tani më bërë prapë për vete. Po ça jam unë? Të rri ta pres ulur këtu deri sa atij t’i vijë mendja”, u shpreh Jasmina mes lotësh.
“Jasmin, nga një anë mendoj se je dhe ti vetë ajo që i bën dëm më shumë vetes, je ti ajo që lëndon veten tënde, duke menduar më shumë se ç’duhet çdo situatë, duke gjetur probleme gjithë kohës. Ndoshta ndonjëherë është më mirë të tolerosh pak”, i tha Bora.
Andi shkoi drejt saj për ta përqafuar dhe më pas u ul pranë saj. “Kjo që the ti, mendon më shumë se ç’duhet është diçka që ia kam thënë shumë herë. Kjo gjëja jonë është në ndërtim e sipër, njohje e sipër. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë, por nuk mundesh ta njohësh një person 100% në një kohë kaq të shkurtër”, u shpreh ai.
Jasmina shtoi se Andi e merr për të mirëqenë, tani që e di se ajo ndjen për të. Sipas saj, ajo ka ndjenja më të forta.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot ndjenjat tuaja janë të theksuara dhe mund të përjetoni një…
Dy vëllezër u plagosën me thikë pas një sherri të ndodhur pranë një mobilerie, në Nikël. Mediat raportojnë se dy…
Elvana Gjata është shfaqur së fundmi në një intervistë në “The Dalina Show”, ku ka folur për karrierën, jetën personale…
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi”…
Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në…
Personi në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, 7 maj, si pasojë e…