Gloria Steinem, gazetarja dhe veprimtarja amerikane që u shndërrua në një nga zërat më me ndikim të lëvizjes feministe, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.
None found
Lajmi u bë i ditur përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram. Steinem u shua në Nju Jork, pranë njerëzve të saj më të afërt. Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës mbrojtjes së të drejtave të grave, përfshirë të drejtën për abort, edukimin seksual dhe barazinë në vendin e punës.
Në vitin 1972, Steinem ishte ndër themelueset e “Ms. Magazine”, një prej botimeve më me peshë të lëvizjes feministe në Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj, ajo ishte bërë e njohur për shkrimet investigative dhe angazhimin e saj politik.
Steinem u përfshi gjithashtu në mbrojtje të të drejtave civile, të drejtave të komunitetit LGBTQ dhe kundër luftës. Në vitin 2013, asaj iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë, një ndër vlerësimet më të larta civile në Shtetet e Bashkuara.
Edhe gjatë dekadave të fundit të jetës ajo qëndroi aktive në hapësirën publike, duke marrë pjesë në protesta dhe nisma për të drejtat e grave. Në vitin 2017 ishte ndër figurat e njohura të marshimit Women’s March në Uashington.
Pas saj mbeten disa libra dhe ese mbi feminizmin, politikën dhe shoqërinë, ndërsa jeta dhe veprimtaria e saj janë trajtuar në filma, seriale dhe shfaqje teatrale.
Nga i qetë, i nervozuar, i emocionuar e deri te shpërthimi i festës pas golit – Fenerbahce ka zgjedhur një…
Njëri është në kërkim dhe autoritetet serbe nuk tregojnë nëse kanë arritur ta lokalizojnë. Tjetri është larguar ligjërisht nga Serbia…
Fidan Gashi po kalon një sezon fantastik me fanellën e Ulpianës, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të…
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së,…
Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të…
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka pranuar se deputetët e kësaj partie fillimisht…