Eliminimi i Adion Pukës nga reality show ‘Ferma VIP 3’, pas një nominimi të fortë “kokë më kokë” me Mimoza Ahmetin, ka lënë pas një gjendje tensioni të lartë brenda shtëpisë.
Një nga incidentet më të bujshme ishte ai i shkaktuar nga partnerja e tij, Ola, e cila iu drejtua me fjalor ofendues moderatores Arbana Osmani gjatë Prime-t. Një veprim që nxiti debatin rreth etikës.
None found
Sot, pas gjithë situatave të rënda, Adioni ka vendosur të thyejë heshtjen për herë të parë. Ai ka zgjedhur llogarinë e tij zyrtare në Instagram për të bërë një thirrje publike dhe për të shprehur mbështetjen e tij ndaj partneres.
Nëpërmjet Instastory, ish-konkurrenti ka rishpërndarë një video nga një faqe fansash. Në video shfaqet Ola, mjaft e prekur dhe me lot në sy.
“Shikoni ça i keni bo çikës” dhe “Çika jone, qendro e forte”, janë shkrimet që shoqërojnë videon.
Ky reagim i parë i Adionit tregon se pas eliminimit, ai po e ndjek me vëmendje rrugëtimin e Olës.
Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar…
Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më…
Gazetari Elton Tozaj ka publikuar dy ditë më parë në rrjetet sociale disa materiale që përmbajnë biseda private të kryetarit…
Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Ai tha se tash ka…