showbiz

Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon: E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin

Ditën e sotme finalistët e Big Brother VIP patën mundësinë të zhvillonin intervistat e tyre. Gjatë intervistës Selin ka folur për marrëdhënien e saj me Gimbon, ku është shprehur se që nga hyrja e tij kishte kuptuar që ata ishin bërë për njëri-tjetrin.

Banorja ka treguar se tiparet që i pëlqejnë më shumë te Gimbo janë fakti që është suportues, romantik dhe mbështetës. Po ashtu Selin, gjatë intervistës së saj moderatorin Blendi Salaj është shprehur se mënyra e saj e jetesës e ka bërë më të pjekur.

Të lidhura

None found

Pjesë nga intervista:

Blendi: A kujton gjëra nga jeta jashtë?

Selin: Nuk kam dashur t’i ndërthur. Jeta jashtë është diçka tjetër. BBV është një mundësi që të vjen një herë në jetë, por patjetër që i kam kujtuar.

Blendi: Je shumë e artikuluar. Je e sigurtë që je 23 vjeç?

Selin: Një nga detajet që nuk kam dashur ta bërtas, por nuk kam dashur ta përdor si armë. Po, jam 23 vjeçe. Jeta, mënyra sesi kam jetuar më ka ndihmuar të jem më e pjekur.

Blendi: Për çfarë të merr malli nga jeta e zakonshme?

Selin: Jam njeri sportiv, më mungon natyra, shëtitjet. Luaj tenis dhe bëj aktivitete të ndryshme. Më ka marrë malli për “Willy”-n, qenin tim maltez.

Blendi: Momenti më i bukur?

Selin: Historia me Gimbon, ardhja e tij, edhe pse i kamufloja situatat, e kuptova që kemi kimi menjëherë. Te fjalimi i dasmës e thashë që ishim për njëri-tjetrin.

Blendi: Çfarë të pëlqen te Gimbo?

Selin: E para, që është suportues, e ka treguar edhe këtu. Më ka mbështetur. Është shumë romantik; unë nuk jam e tillë, por dua që ta ketë partneri.

Tags: GimboSelin

të fundit

Abdixhiku takohet me mërgatën në Bruksel: Roli i bashkatdhetarëve në historinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të…

2 minutes ago

McTominay shënon golin e fitores, Napoli mposht Torinon 1:0

Napoli ka regjistruar një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1:0 në stadiumin “Diego Armando…

2 minutes ago

Tifozët e Chelseat kërkojnë shitjen e dy mbrojtësve pas humbjes së thellë ndaj Leedsit

Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa humbja e thellë 4-1 ndaj Leeds United ka shtuar edhe më shumë…

8 minutes ago

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese! 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…

11 minutes ago

Maqedonci pas testit me mortajat 120 milimetra: FSK-ja po fuqizohet çdo ditë e më shumë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara…

13 minutes ago

Sulm iranian në Bahrein: zjarr në një godinë industriale, raportohen vetëm dëme materiale

Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...]Read More...

17 minutes ago