showbiz

Selin reagon pasi u shpall finaliste e “Big Brother VIP 5”

Në një intervistë menjëherë pas finales, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para pas triumfit, duke përshkruar një rrugëtim të gjatë dhe intensiv brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Ajo u shpreh se po përjeton një “miks emocionesh”, teksa ende nuk e ka përthithur plotësisht fitoren.

Të lidhura

None found

Mes gëzimit për kurorëzimin e këtij rrugëtimi dhe emocionit për rikthimin pranë familjes, Selini tregoi se ndihet edhe në një lloj “shoku emocional”.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.

Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë.

Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin.

të fundit

PD dënon kërcënimin ndaj Osman Stafës: Fjalën e lirë nuk mund ta mposhtë narkopolicia

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit prej tij të pamjeve…

34 seconds ago

Shocking account by pregnant nurse: she lost her baby on the way from Ohrid to Skopje while seeking help

Infermierja Ljubica Shavreska ka ndarë publikisht përvojën e saj të dhimbshme dhe traumatike nëpër labirintet e sistemit shëndetësor maqedonas, e…

3 minutes ago

Mickoski: Fuel price cuts have saved citizens more than 250,000 euros a day

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë se sa do të…

4 minutes ago

Pas 62 vitesh, “Seven Up!” mbyll rrugëtimin: protagonistët festojnë 70-vjetorin dhe dalin për herë të fundit në ekran

Pas 62 vitesh, një nga eksperimentet televizive më të veçanta dhe prekëse në historinë e televizionit britanik po i afrohet…

5 minutes ago

EU: Constitutional Court should rule on the constitution of the Assembly and Government

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit…

5 minutes ago

Serb List calls for strengthening KFOR and EULEX missions ahead of Hague ruling

Lista Serbe u ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar…

6 minutes ago