showbiz

Selin kundër të gjithë shtëpisë pas daljes së Gimbos, banorja përplaset me Rogertin: Si mund të më gjykojë dikush që e ka lojën e dështuar

Pas daljes së Gimbos të martën, Selin ka zgjedhur të përballet me shumicën e banorëve në shtëpi gjatë ditëve të fundit.

Në Prime, ajo u përballë me Rogertin, me këtë të fundit që u shpreh se Selin ka përdorur meshkujt e shtëpisë për lojë, ndërsa banorja nuk u kursye, duke thënë se nuk lejon Rogertin të flasë për lojën e saj.
Rogerti: Më ngeli fiksim kur i tha Arbri: ‘Ose do bashkohesh me Mirin, ose do bëhesh një luaneshë e fortë vetëm’. Problemi është që ka dy ditë, që sa herë do debat, thotë: ‘Kam festë’. Rri vetëm pas meje dhe Juelës. Luaneshat ecin me katër ose pesë copë dhe nuk rrinë pas derës. Mua më duket Selin që nuk ia ka idenë e lojës. Do të përdori Shëndritin, do të përdori Mateon. Unë i them Selinës që nuk fitohet loja me konotacione seksuale. Loja fitohet duke u përballur me njerëz që nesër-pasnesër mund të kesh probleme. Një prej tyre është Miri.

Të lidhura

None found

Miri: Mua më ka bërë përshtypje një debat që kishte me Brikenën këto ditë. Nëse kjo është një tezë që ti e mbron, atëherë pse në momentet kur unë thoja që krevati është beteja jonë, pse ti i jep zë kaq fortë dhe je krenare për këtë gjë.
Selin: Miri kalon te krevati sepse ajo është loja e tij këtu brenda. Ndërsa Rogerti, si mund të mund të analizojë lojën e një banori tjetër, kur loja e tij është e dështuar. Nuk mund të çohet Rogerti dhe të më thotë që nuk është përballur me banorët. Mali për shembull merret akoma me historinë e krevatit. Me Mirin jam përballur në disa debate që Miri akoma i komenton. Rogertit duhet t’i vijë shumë turp që më përmendi bamirësinë. Sa për lojën time, mund të mos ketë qenë korrekte në të gjitha pikat, por sa herë që kam agravuar ka qenë shkak-pasojë e personit që kam pasur përballur. Sa i përket krevatit, unë nuk kam qenë krenare për këtë gjë.

Tags: ROGERTSelin

të fundit

Protesta në Prishtinë vijon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…

9 minutes ago

Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Dimitrievski: ZNAM will not change its position; the jurisprudence exam will be held in the Macedonian language

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…

15 minutes ago

Multimillion-euro fraud scheme in Greece: Donations for sick children ended up with organizers and in match-fixing

Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…

16 minutes ago

Tensions at the Prime Minister’s Office as police fire tear gas and use water cannon

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

16 minutes ago