Pas triumfit në Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka folur për ndryshimet në jetën e saj dhe për përditshmërinë pas përfundimit të reality show-t.
None found
Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, ajo ndau edhe detaje rreth lidhjes së saj me Gimbon.
Selin tregoi se për 24-vjetorin e saj, Gimbo i kishte përgatitur 24 dhurata. Mes tyre ndodhej edhe një makinë e re, e cila ishte dhurata me vlerën më të madhe.
“Për Gimbon kam shumë ankesa, por nuk është momenti t’i them. Jam shumë krenare për të dhe gjatë sezonit të verës kam qenë një mbështetje e madhe për të. Doja të bëja pushime, por nuk munda, megjithatë u gëzova shumë që ai pati një sezon kaq të suksesshëm. Kur mendoj për dhuratat më të shtrenjta, zakonisht më vijnë ndër mend ato shpirtërore dhe jo materiale. Gimbo është një njeri bujar dhe zemërgjerë”, u shpreh ajo.
Selin tha se nuk është person që i kushton rëndësi festimeve të ditëlindjes, ndaj e vlerësoi veçanërisht gjestin e partnerit. Ajo shtoi se përpiqet të jetë e rezervuar në rrjetet sociale dhe mohoi komentet se fama e ka ndryshuar.
“Nuk jam nga ata njerëz që festojnë shumë ditëlindjet, por 24 dhuratat për 24 vitet e mia kanë qenë ndër gjestet më të mëdha. Më e kushtueshmja ishte makina e re. Nuk desha ta shfaqja në Instagram, sepse jam shumë e kujdesshme, edhe pse njerëzit kanë shumë kureshtje për atë që bëjmë. Më vjen keq kur dëgjoj fjalë të ndryshme që qarkullojnë pa pushim. Të qenit VIP ka edhe koston e vet. Kam dëgjuar se jam bërë mendjemadhe, arrogante apo se nuk flas me njerëzit, por kjo nuk është e vërtetë. Jeta ime nuk ka ndryshuar”, tha Bollati.
Gjatë bisedës, fituesja e BBVIP 5 zbuloi gjithashtu se ajo dhe Gimbo kanë nisur të bashkëjetojnë. Për partnerin e saj, Selin foli me shumë vlerësim, duke e përshkruar si një person të kujdesshëm, familjar dhe me zemër të madhe.
“Jam e dashuruar dhe këtë ndjesi e kam kuptuar edhe më qartë pas Big Brother. Gimbo është shumë i kujdesshëm dhe ka një zemër të madhe. Çdo ditë marr mesazhe nga njerëz që më thonë se jam me fat që kam një djalë të tillë pranë. Ai është shumë më i mirë se unë. Një partner i tillë është bekim dhe ndihem me fat për marrëdhënien tonë. Ai përputhet me idenë që kam pasur gjithmonë për partnerin ideal. Dikur thosha se nuk doja një DJ, por në fund nuk doli keq. Gimbo është shumë familjar. Kemi nisur bashkëjetesën dhe ai gatuan për ne”, tregoi Selin.
Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe…
Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e…
Vinicius Junior ka bërë të qartë ambiciet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke deklaruar se skuadra synon të…
Një situatë alarmante raportohet në Ungrej të Lezhës. Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është…