Sara Gjordeni, është njëra prej banoreve më të komentuara në “Big Brother VIP”. Ajo është përfolur se ka lënë një lidhje pezull jashtë, ndërsa në shtëpinë më të famshme ka nisur një romancë me artistin nga Kumanova, Bardhi Idrizi.
Mbrëmjen e djeshme, Sara rrëfeu për Meritonin dhe Rozën pse vendosi që të hiqte dorë nga ish-marrëdhënia e saj me boksierin Jurgen Uldedaj, për t’i dhënë mundësi njohjes së re brenda shtëpisë.
“Erdhi një moment kur mendoja, se ai tjetri ka 100 gabime, kurse ky që po njoh tani qenka me të vërtet djalë i mirë. Përfundim s’ka pse të vazhdoj unë me atë, kur mund të rri me këtë djalin që më pëlqen mua shumë”, tha ajo.
Gjatë bisedës u përfshi edhe partneri i saj, Bardhi, i cili theksoi se e mirëkuptonte Sarën.
“Edhe para se të lidheshim, kur ishim miq, Sara më tregoi se një banor mund të futej brenda, dhe ai banor mund të ishte ishi i saj”, deklaroi Bardhi.
Sara ndër të tjera rrëfeu edhe raportin që kishte pasur me ish-in e saj, Jurgen Uldedaj.
“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, theksoi ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat…
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar…
Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Greqi, ku vëlla dhe motër janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.…
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin…
Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje,…
Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e…