showbiz

Sara Gjordeni rrëfehet për prindërimin dhe jetën profesionale: Askush s’ka fituar aq shumë nga BB VIP sa unë!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro në TAR ka qenë Sara Gjordeni.

Ajo dhe Bardhi Idrizi janë bërë prindër për herë të parë më 5 Dhjetor. Sara zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

Të lidhura

None found

Në këtë intervistë ekskluzive, Sara na tregoi më shumë rreth lindjes së vajzës së saj Nea dhe emocionet e para që pati kur u bë nënë:

“Në datën 5 Dhjetor lindi Nea dhe unë e Bardhi u bëmë prindër për herë të parë. Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë”.

Edhe pse pak javë kanë kaluar nga lindja e saj, Sara është mjaft në formë dhe shumë energjike për t’u rikthyer me projektet e saj. Më tej, ajo shprehet:

“Unë kam qenë shumë gati për këtë eksperiencë. Gjithmonë kam lexuar shumë. Gjithmonë jam interesuar. Isha si këto mamat e përgatitura nga hera e parë. Madje mbaj mend mamin tim, kur ndërrova pelenën e parë të Neas, erdhi dhe po shihte dhe më tha ‘ti nuk paske nevojë për ndihmën time’. Nuk jam duke e kaluar keq. Jam duke e shijuar maksimalisht kohën me Nean, me Bardhin, me familjen e Bardhit që ndodhet këtu, me mamin tim. Kemi qenë afër të gjithë dhe Nea na ka gëzuar shumë të gjithëve“.

Ajo gjithashtu zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në televizion dhe zbuloi diçka më tepër për dëgjuesit e Top Albania Radio:

“Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Kështu që e vetmja kohë që do vazhdoj të qëndroj larg është koha që duhet marrë për të menduar një program, i cili më përshtatet më tepër dhe për të mos bërë nga këto rubrikat 15-20 minuta.”

Në jetën e saj kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe pse nuk është bërë një vit akoma dhe këtë të shtunë nis Big Brother VIP Albania 4, si ndihet ajo?

“Nuk e di nëse e keni parë që kisha nxjerrë një Instagram Story përpara disa ditësh, që e kishte publikuar edhe njëra nga autoret e programit Big Brother, që Big Brother nuk është vetëm një format. Të ndryshon jetën tënde totalisht, edhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua. Unë mendoj që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka fituar aq sa kam fituar unë në atë format“./TAR

Tags: jetasara

të fundit

A new request for Balluku’s arrest? Klodiana Lala: Suspicions over tenders worth more than 1 billion euros and serious charges

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…

1 second ago

Arben Gashi synon postin e kryetarit të LDK-së

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për…

2 seconds ago

Most parties decline Begaj’s invitation to consult on local elections; PS the only party to confirm participation

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa…

33 seconds ago

Dejan Soskic, the name who could lead the Serbian government after the Student List’s triumph

Pas fitores së papritur ndaj Aleksandar Vuçiçit, Lista Studentore e Serbisë përballet me sfidën e formimit të një qeverie të…

1 minute ago

Shqipëria abstenon në OKB për rezolutën që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…

19 minutes ago

Londra rrit përkohësisht taksën bankare për të financuar ndihmën prej 100 paundësh për 20 milionë familje

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…

19 minutes ago