showbiz

“Samurai i madh”, zbuloi sëmundjen e të voglit, urimi emocionues i Kledi Kadiut për të birin (VIDEO)

Fëmija i dytë i Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vit dhe balerini i njohur i ka kushtuar një urime plot dashui në rrjetet sociale.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tende të parë rreth diellit. Ti je mrekullia jonë. Gëzuar ditëlindjen Samurai i vogël i madh”, ka shkruar ai në Instagram.

Të lidhura

None found

Në postim balerini shqiptar përmend fjalën luftëtari, sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë Klejdi që e ka treguar kohë më parë.

“13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse:meningo-encefalit“, shpjegoi ai. Por I vogli ynë nuk u dorëzua. Ne filluam një proces rehabilitimi të hershëm. Nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimuli më i mirë për të mësuar”.

Shumë personazhe të botës së artit dhe kulturës, miq dhe kolegë të Kledit komentuan në postimin e urimin për Gabrielin.

Kadiu ka publikuar edhe një video prekëse me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së vet: nga lindja deri tek loja me motrën. Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016.

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

44 seconds ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

1 minute ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

1 minute ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

7 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

7 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

11 minutes ago