showbiz

E akuzuan se xhelozon kolegët, Ilir Shaqiri dhe partnerja habisin me veprimin ndaj Kledi Kadiut

Balerini shqiptar Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, u bënë prindër për herë të dytë disa muaj më parë kur erdhi në jetë djali i tyre Gabriel. Mirëpo duket se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për çiftin pasi vogëlushi i porsalindur ka patur probleme shëndetësore.

“Në 13 ditë pas lindjes, Gabrieli shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit”.
Kledi e përkufizoi lajmin si “fillimi i një kalvari që na ka vënë vërtet në provë”. Fëmija mbijetoi dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin prej heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Të lidhura

None found

Gabriel, shpjegoi balerini, është kthyer në shtëpi “pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime”.

Ndaj çifti nuk u dorëzuan dhe filluan të luftojne së bashku me të voglin.

Dhimbjes së Kledit i kanë dhënë forcë shumë figura publike dhe mes tyre edhe Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij.

“Forca Gabriel jemi me ty”, shkruan Iliri.

“Leximi i këtyre gjerave te dhemb gjithmonë në zemër.. veçanërisht për ne që jemi prindër dhe mund te kuptojmë veshtirësinë me të cilën jeni përballur gjithë këtë kohë. Një përqafim për ty dhe forca Gabriel”, shkruan Emanuela, partnerja e Ilirit.

Komentet e tyre marrin vëmendje, pasi gjatë qëndrimit në “Big Brother” Ilir Shaqiri u akuzua shumë për mos mbështetjen e kolegëve të tij dhe se jeton nën hijen e Kledi Kadiut.

Ishte balerini Oni Pusitna dhe balerini tjetër Eltion Merja që akuzuan Ilirin se nuk i mbështet dhe madje xhelozon kolegët shqiptar në Itali.

“Ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre”, u shpreh Oni Pustina./albeu.com/

 

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

7 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

7 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

7 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

7 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

7 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

7 hours ago